Një grup pune i përfaqësuesve të Shtabit rajonale për menaxhimin e krizave të QRMK - Maqedoniski Brod vizituan vendbanimet e prekura nga zjarret vitin e kaluar, si dhe vendbanime të tjera (Bitovë, Rastesh, Trebovlje, Belica, Creshnevo, Blizansko, Greshnicë, Sllatinë, Llokvicë, Fshati Tomono, Topolnicë, Manastirec, Bençe, Zveçan dhe Samokov).
Qëllimi i vizitës ishte një tregues i popullsisë lokale për rreziqet e zjarrit dhe të marrjes së masave të nevojshme parandaluese kundër zjarreve të pyjeve në hapësirë të hapur.
Gjatë vizitës së vendbanimeve grupi i punës shprehu mirënjohje të veqantë ndaj popullsisë lokale për angazhimin e tyre maksimal në lokalizimin e zjarreve të vitit të kaluar dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me NJR QRMK Maqedonski Brod dhe subjektet tjera të përfshirë në SMK.
- Детали
- Посети: 931
Nga 25 deri në 27. 06. 2018, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë Dushko Petrovski mori pjesë në punëtorinë "Menaxhim me përmbytje", që u mbaj në Tiranë, Republika e Shqipërisë. E njëjta është fokusuar për zvogëlimin e rreziqeve nga përmbytjet në lumin Drini i Zi - Pellgu i Drinit. Në ditën e fundit të punëtorisë ishte drejtori Agron Buxhaku, i cili u takua me përgjegjës menaxherin e projektit rajonal të GIZ Gerrit Bodenbender, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi aktivitetet e mundshme në të ardhmen dhe realizimi i këtij projekti.
Në punëtorinë e mbajtur në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh të shteteve në rajon, morën pjesë edhe përfaqësues nga Republika Maqedonisë, R. Shqiperisë, R. Kosovës dhe R. Malit të Zi kurse qëllimi ishte për të përmirësuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar në kushtet e menaxhimit dhe përmbytjet e mundshme të shkaktuara nga lumi Drini i Zi dhe të gjitha degët e tij nga Republika e Shqipërisë, ku buron ky lum deri në derdhjen e tij në detin Adriatik në Republikën e Malit të Zi.
Në të njëjtën kohë, në punëtorinë që u udhëhoq nga eksperti Peter Heiland, pjesëmarrësit u njohën me Direktivën e Përmbytjeve të BE-së (FD), EU-Floods Directive (FD) duke siguruar bashkëpunim të ndërsjellë midis të gjitha vendeve të Rajonit të Drinit. Vetë direktiva synon të reflektojë mbi reduktimin e efekteve të dëmshme dhe pasojat e ndodhjes së përmbytjeve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Gjithashtu u diskutua gjithashtu për zbatimin e kësaj direktive evropiane nga të gjitha vendet në fjalë. Është diskutuar nevoja për përpunimin e një plani të menaxhimit të rrezikut dhe përmbutjeve Plan Flood Risk Assesment (PFRA)
Gjatë punëtorisë janë diskutuar mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në mes të këtyre vendeve në të gjitha tri fazat: Faza për parandalimin dhe aktivitete parandaluese që duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet në fjalë, faza për paralajmërimin e hershëm, faza për menaxhimin me rreziqet e shkaktuara nga përmbytjet si dhe faza për tejkalimin e pasojave dhe ndihmës reciproke të vendeve të prekura.
- Детали
- Посети: 726
Qendra për Menaxhimin e Krizave merr pjesë në UE IPA programin për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Greqisë 2014-2020 (IPA Cross Border Cooperation) 2014 – 2020 në projektin "Qendra e Integruar Operative për ofrimin e ndihmës humanitare" (Integrated Operations Center for Providing Humanitarian Assistance – HELP).
Përveç Qendrës, në këtë projekt morën pjesë edhe përdorues tjerë:
- Instituti i Arsimit Teknologjik i Maqedonisë Qendrore (TEICM) - Departamenti i Inxhinierisë Mekanike, R. Greqisë (bartësi kryesor i projektit).
- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Reforma Administrative, R. Greqisë.
- Qendra për zhvillimin e rajonit planor Juglindor - Strumicë, R. Maqedonisë.
- Ekipi i shpëtimit grek (HRT), R. Greqisë.
Objektivat:
Projekti HELP synon të rrisë kapacitetin dhe gatishmërinë e ndihmës humanitare në zonën ndërkufitare për parandalimin efektiv dhe efikas, zbutjen dhe menaxhimin e rreziqeve të fatkeqësive.
Në përputhje me aktivitetet e projektit, objektivat kryesore të projektit janë:
-Përmirësimi i njohurive operacionale të stafit që marrin pjesë në aktivitetet e menaxhimit të krizave.
- Përmirësimi i nivelit të përputhshmërisë dhe bashkëpunimit në të dy vendet gjatë krizës.
- Pjesëmarrja aktive e aktorëve socialë në aktivitetet e menaxhimit me kriza me qëllim të maksimizohen nivelet të ndërgjegjësimit dhe reagimit të tyre
Rezultatet kryesore:
- Dizajni dhe zbatimi i infrastrukturës mobile për menaxhim me kriza
- Qendra e Komandimit, Kontejneri i lëvizshëm C4I
- Ndihma e parë
- Plani i Menaxhimit të Krizave
- Zhvillimi i protokolleve dhe planeve të përbashkëta të veprimit për bashkëpunimin ndërkufitar midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e krizës
- Rrjeti i bashkëpunimit ndërkufitar.
Në përputhje me aktivitetet e projektit, u mbajt një takim fillestar me Seres, Republika e Greqisë më datën 29.05. 2018, ku morën pjesë të gjithë partnerët e projektit, duke përfshirë përfaqësuesit e njësisë së projektit nga Qendra për menaxhim me kriza. Në takim u prezantuan aspektet e projektit dhe plani i veprimit, protokollet për bashkëpunim të ardhshëm mes përdoruesve dhe menaxhimit të projektit.
- Детали
- Посети: 717
Shkolla ndërkombëtare verore "Menaxhimi në kushte të krizave të migrantëve" u hap më 19 qershor 2018
Në Akademinë ushtarake në kazermën "Goce Dellçev" në Shkup, sot u hap shkolla ndërkombëtare verore "Menaxhimi në kushte të krizave të migrantëve" e cila do të zgjasë deri më 24 qershor. Organizatori është Fakultetit filozofik në Shkup, së bashku me Fakultetin e kriminalistikës, kriminologjisë dhe të studimeve të Sigurisë nga Sarajeva dhe shkollës së Velika Goricës. Krahas dekanëve të fakulteteve që organizojnë ngjarjen në këtë hapje u drejtun edhe Zëvendës Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, rektori i universitetit Kirili dhe Metodi Nikolla Jankulovski, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Agron Buxhaku dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferoski.
Gjatë modulit të parë, drejtor i QMK, mr. Agron Buxhaku para pjesëmarrësve të shkollës kishte një ligjeratë me temë "Ndikimi me Impakt Socialo- ekonomik dhe kulturor të globalizimit për migracionin"
- Детали
- Посети: 1183