Prej 20-23 maj, në Shtëpinë e ARM në Shkup po mbahet Punëtori për avancim të vazhdueshëm e planifikuar me programën Civil Military Emergency Preparedness (CMEP). Kjo ngjarje është një vazhdim i bashkëpunimit të gjatë të frytshëm dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Shteteve të Bashkuara në segmente të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky punëtori është e pari nga një sërë puntorish në fushën e menaxhimit të krizave të parashikuara për vitin 2019 me Programin e Bashkëpunimit Ushtarak Civil (CMEP) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Mbrojtjen e sigurisë së SHBA-së, përkatësisht me Korpusin Inxhinierik të Armatës së SHBA-së (US Army Corps of Engineers).

Qëllimi i kësaj punëtorie, ku së bashku me angazhimin tonë tejet serioz dhe të sinkronizuar, në bazë të një analize të kryer dhe evaluimit të ushtrimit të vitit të kaluar TTX " Përgjigje gjithëpërfshirëse - Vodno 2018", përmes identifikimit të pjesëve të mira dhe të fushave që duhen të përmirësohen, në vazhdimësi t'i avansojmë kapacitetet ushtarake kombëtar - civile / aftësitë dhe koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore ose të bëra nga njeriu, gjegjësisht të tejkalohet dobësi dhe mangësi të caktuara dhe të ndërtohen dhe të ruhen aftësitë bazë për menaxhim të suksesshëm në rast të emergjencës dhe situatave të krizës, duke përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe procedurat standarde operative, përmirësimet e planeve për aktivitetet trajnuese të parashikuara për edukimin dhe trajnimin e kapaciteteve njerëzore dhe moderinizimin e pajisjeve.

 

 

    Më 22.05.2019, në sallën për konferenca në Hotel Kontinental në Shkup, u mbajt punëtori me temë: "Perspektivë gjinore në zvoglimin e rreziqeve nga fatkeqësitë" në kuadër të projektit IPA DRAM (Disaster Risk Assessment and Mapping).

 

    Në punëtori morën pjesë Prof. Dr. Lidija Georgieva nga Universiteti Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup, zonja Anita Koxhoman, udhëheqësi i njësisë për energji, mjedisit jetësor dhe zvoglimit të rreziqeve nga fatkeqësitë pranë UNDP, Daniella Jovanova dhe Gabriella Maxhoska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë, Qytetit të Shkupit, komunat nga rajoni i Shkupit, QMK dhe QRMK nga rajoni i Shkupit.

 

 

    Kjo punëtori synon: 

    - të tregojë nevojën për përfshirjen gjinore në menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë,

    - të tregojë rëndësinë dhe nevojën për të dhënat e ndara sipas gjinisë në procesin e vlerësimit të rrezikut dhe planifikimin e masave, aktiviteteve dhe burimeve për parandalimin dhe reagimin gjatë katastrofave,

    - përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për të forcuar kapacitetet për menaxhim me rreziqet.

 

 

Sot në hapsirat e Shoqatës Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) në Shkup, për të punësuarit e Qendrës për menahxim me kriza u mbajt trajnim për zbatimin e projekteve të BE-së.

Për realizimin e trajnimit u angazhua Brigit Meler – ekspert i itegruar në fushën e zbatimit të projekteve të BE-së.

 

Në datën 03 dhe 04. 04. 2019 në Hotel Sirius në Strumicë u mbajt seanca e dytë e Projektin për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, financiarisht dhe teknikisht e përkrahur nga Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe UNDP.

    Në punëtori morën pjesë anëtarët e përhershëm të Rrjetit dhe përfaqësuesit e emëruar në nivel kombëtar dhe lokal (QRMK Strumicë, DMSH Strumicë dhe Qendra për zhvillim të rajonit jug-lindorë) të përfshirë në realizimin e projektit për Përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut si dhe përfaqësues të Projektit për menaxhim të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut.

    Qëllimi i seancës ishte për të diskutuar përparimin në zbatimin e projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut si dhe objektivave dhe aktiviteteve të parapara në kuadër të Projektit për menaxhim të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut. Në kuadër të punëtorisë u prezantuan përvojat e rajonit planifikues Juglindorë në ballafaqimin me përmbytjet dhe u rishikuan mundësitë të lidhura me programet për bashkëpunim nëpërmjet kufitare dhe burime tjera të financimit.