Në datën 03 dhe 04. 04. 2019 në Hotel Sirius në Strumicë u mbajt seanca e dytë e Projektin për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, financiarisht dhe teknikisht e përkrahur nga Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe UNDP.
Në punëtori morën pjesë anëtarët e përhershëm të Rrjetit dhe përfaqësuesit e emëruar në nivel kombëtar dhe lokal (QRMK Strumicë, DMSH Strumicë dhe Qendra për zhvillim të rajonit jug-lindorë) të përfshirë në realizimin e projektit për Përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut si dhe përfaqësues të Projektit për menaxhim të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut.
Qëllimi i seancës ishte për të diskutuar përparimin në zbatimin e projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut si dhe objektivave dhe aktiviteteve të parapara në kuadër të Projektit për menaxhim të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut. Në kuadër të punëtorisë u prezantuan përvojat e rajonit planifikues Juglindorë në ballafaqimin me përmbytjet dhe u rishikuan mundësitë të lidhura me programet për bashkëpunim nëpërmjet kufitare dhe burime tjera të financimit.