Vlerësimi i rrezikut për sigurinë e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Grupit për vlerësim është hartuar nga Qendra për menaxhim me kriza, të cilët pastaj do të dërgohen për shqyrtim në Komitetin Drejtues. Vlerësimin e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Planifikimin e zhvillimit, planifikimin operativ dhe aktual të sistemit për menaxhimin me kriza,në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë udhëheqet dhe realizohet në përputhje me parimet, normat dhe procedurat të cilat vlejnë në sistemin e planifikimit, programimin, dhe buxhetimin.
Mjetet Financiare për nevoja e sistemit për menaxhimin me krizat në Republikën e Maqedonisë sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në pajtim me ligjin, por mund të sigurohet nga burime të tjera. Përndryshe mjetet financiare për organet e komunave dhe të qytetit të Shkupit, për nevojat e sistemin për menaxhimin me kriza sigurohen nga mjetet vetanake në pajtim me ligjin, dhe nga buxheti i Republikës. Kjo vlen edhe për ndërmarrjet publike, institucionet dhe shërbimet, si dhe për shoqatat tregtare me rëndësi të veçantë për punën në gjendje krizë.