Qendra për menaxhimin me kriza, përmes inspektorëve të saj, kryen mbikëqyrje inspektuese për zbatimin e Ligjit për menaxhim me kriza dhe të rregulloreve (dispozitave) të cilat dalin në bazë të këij ligji. Ajo zbatohet në organet e administratës shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike dhe shërbimet, si dhe shoqatat tregtare të cilat janë me karakter të veçantë në ballafaqim me gjendjen e krizës.
Inspektorët e Qendrës janë të autorizuar që të realizojnë hetuesinë në lidhje me zbatimin e Ligjit për menaxhim me kriza dhe rregulloreve, dhe të propozojnë masat për mënjanimin e konstatuar të parregullsive dhe mangësive në afat të caktuar.
Gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes, inspektori ka për detyrë që subjekteve ku kryhet mbikëyrja t'ju ndihmoj në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve edhe pse konsideron se cenimi i rregulloreve paraqet kundëvajtje ose vepër penale, obligohet që pranë organit kompetent të paraqesë këkesë gjegjësishht fletparaqitje për ngritjen e procedurës pëkatëse.
Për subjektet në sistemin për menaxhimin me krizat, që nuk do të veprojnë në përputhje me ligjin për menaxhim me kriza, parashikohen dispozita ndëshkuese.