Më 22.05.2019, në sallën për konferenca në Hotel Kontinental në Shkup, u mbajt punëtori me temë: "Perspektivë gjinore në zvoglimin e rreziqeve nga fatkeqësitë" në kuadër të projektit IPA DRAM (Disaster Risk Assessment and Mapping).
Në punëtori morën pjesë Prof. Dr. Lidija Georgieva nga Universiteti Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup, zonja Anita Koxhoman, udhëheqësi i njësisë për energji, mjedisit jetësor dhe zvoglimit të rreziqeve nga fatkeqësitë pranë UNDP, Daniella Jovanova dhe Gabriella Maxhoska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë, Qytetit të Shkupit, komunat nga rajoni i Shkupit, QMK dhe QRMK nga rajoni i Shkupit.
Kjo punëtori synon:
- të tregojë nevojën për përfshirjen gjinore në menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë,
- të tregojë rëndësinë dhe nevojën për të dhënat e ndara sipas gjinisë në procesin e vlerësimit të rrezikut dhe planifikimin e masave, aktiviteteve dhe burimeve për parandalimin dhe reagimin gjatë katastrofave,
- përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për të forcuar kapacitetet për menaxhim me rreziqet.