Qendra për menaxhim me kriza dhe NATO në datën 03.07.2019 në hotel Aleksandar Palace, mbajtën Konferencë "Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me kriza", në të cilën u prezantua NICS – Gjenerata e ardhshme e sistemit për menaxhim me incidentet në Republikën Maqedonisë së Veriut.
Digjitalizim të tërësishëm të sistemit për menaxhim me kriza në shtet do të mundësojë zbatimi i NICS – Next Generation Incident Command System – NATO SPS Projekt (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente), projekt i siguruar me mbështetje nga SHBA-ja dhe NATO-ja.
Para të pranishmëve fjalim të tyre kishin Kryeministri Zoran Zaev, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, Antonio Misiroli, Drejtor i QMK, Agron Buxhaku, Profesori i Universitetit MIT në Masaçutes SHBA, Gregori Hogan dhe bashkëdrejtori i SPS-NATO Projektit Dr. Urim Vejseli .
Drejtori i QMK, Z. Agron Buxhaku theksoi se me këtë projekt të madh avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne edhe atë falë NATO-s i cili në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri klasike dhe siguri të qytetarëve, ndërsa në Aleancë e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve, dhe në të cilën shpresojmë se do të bëhemi shumë shpejtë anëtare e 30-të.
- QMK në të ardhmen do të bëjë trajnime në nivel lokal se si të zbatohet ky sistem me të cilin në secilin moment të gjitha institucionet do të kenë kontroll me ndihmën e teknologjisë moderne dhe internetit në vendet ku ka fatkeqësi .
NICS aplikacioni paraqet digjitalizim të Sistemit për menaxhim me kriza dhe mundëson komandë me resurset e angazhuara (njësi, ekipe dhe PTM) në kuadër të secilit institucion nga Sistemi për menaxhim me kriza, koordinim ndërresorësh, bashkëpunim dhe komunikim mes institucioneve të angazhuara në menaxhimin me incidentet, krizat dhe gjendjet e krizës dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve (tekst, fotografi dhe video përmbajtje) në kohë reale.Zbatimi i plotë i NICS projektit, siç ishte miratuar në seancën e 141-të të Qeverisë, duhet të realizohet deri më 1 dhjetor të vitit 2020, që praktikisht domethënë se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të në NATO, do të ketë sistem digjital bashkëkohor të zbatuar për menaxhim me kriza. Deri më tani me trajnim për zbatim të sistemit janë përfshirë 552 persona.
- Детали
- Посети: 271
Në kuadër të bashkëpunimit të vendosur trepalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është zbatimi i "Programit për bashkëpunim rajonal në fushën e menaxhimit të situatave emergjente dhe gjendjeve të krizës", në datën 26.06.2019 në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takim pune mes menaxherëve të lartë Z. Agron Buxhaku - drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza dhe Z. Fadil Kodra - drejtor i Agjencisë për menaxhimin e emergjencave civile të Republikës së Kosovës. Organizuar nga udhëheqësi i grupit punues trepalësh Z. Urim Vejseli, në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të grupit punues trepalësh të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga TURM Solutions - Gjermani: Z. Ortwin Neuschwander - Drejtor dhe Z. Feliks Vainik – Menaxher ndërkombëtar për shitje, kurse nga Ministria e punëve të brendshme e Austrisë morën pjesë Z. Robert Stocker - Udhëheqës i sektorit për menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive. Ata prezantuan platformën KATWARN e cila shërben për të informuar popullatën në lidhje me ngjarjet e ndodhura dhe aksidentet në mënyrë që të bëhet parandalim më efikas. Kjo platformë është zbatuar në Gemanija, Austri dhe vende të tjera evropiane që paraqet një sistem të sigurt për informim të saktë në raste eventuale për paralajmërim dhe kërcënim për popullsinë.
Njëkohësisht u prezantuan edhe mundësitë e reja për të gjetur mbështetje në zbatimin e Programit nga ana e znj. Birgit Moller, eksperte e integruar që është e angazhuar në Qendrën për menaxhim me kriza, e cila i referohet masave në fushën e parandalimit, paralajmërimit të hershëm dhe menaxhimit me kriza; sigurmin e ndihmës në mallrat materiale, potencialin njerëzor, ekspertët në fusha të caktuara dhe forma të tjera për ndihmë në ballafaqimin e situatave emergjente; ndihmë gjatë komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit për mbledhjen, analizimin dhe shkëmbimin e informacioneve; trajnimi i personelit; planifikimin dhe kryerjen e ushtrimeve të përbashkëta; planifikimin, pjesëmarrjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim është theksuar se projektet e përbashkëta paraqesin një mekanizëm efektiv për promovimin e udhëheqjes rajonale, bashkëpunimin, mentorimin dhe forcimin e besimit rajonal. Më këtë sigurohet një mundësi e shkëlqyeshme për të identifikuar qasje të reja dhe mundësi për ekspertë rajonalë në fushën e menaxhimit të krizave.
- Детали
- Посети: 280
Rajoni i Kumanovës
Territori i komunës së Kumanovës në periudhën prej 14:45 deri në 15:40 u godit nga rreshje të mëdha të shiut që bëri probleme për mbledhjen е ujrave dhe kanalizimeve atmosferike, ku në disa vende në zonën qendrore të qytetit dhe lagjeve Pero Çiço, Babin Dol dhe Dobroshane si dhe fshati Bërzak ka pasur një derdhje të ujit dhe përmbytje. Në numrin e telefonit falas 195 nga ora 15:20 deri në orën 22:00 ka pasur 20 thirrje nga qytetarët për shtëpitë e përmbytura, bodrumet e shtëpive, zyrave, rëshqitjeve të dheut, rrugëve të pakalueshme, ulluqeve të bllokuara dhe shumë raste tjera. Gjithashtu rruga nga fshati Agino Sello deri në fshatin Bërzak nuk është e kalueshme për automjete. Të njoftuar janë NJVL Kumanovë dhe DMSH Kumanovë.
Rajoni i Tetovës
Më 17 qershor 2019, gjatë orëve të pasditës, rajoni i Tetovës ishte i zënë nga stuhia, me shira të rënda dhe erëra të forta. Si rezultat i kësaj, ka pasur një rritje në rrjedhat e ujit, veçanërisht në fshatrat e Sharit. Në fshatin Poroj është vërejtur rritja e nivelit të lumit Poroj. E njëjta ka sjellë një sasi të madhe gurësh, drunjësh dhe baltë. Por si rezultat i faktit që shtrati i lumit në muajin maj u pastrua nga NJVL Tetovë, nuk erdhi deri te bllokimi i urës në rrugën Tetovë-Jazhincë dhe e njëjta nuk u bllokua. E vetmja rrugë që ishte e bllokuar ishte rruga drejt EKO-Shar në fshatin Poroj, por meqenëse dy ura prej druri të ndërtuara kohët e fundit janë funksionale, nuk ka shtëpi të prera dhe lëvizja e njerëzve dhe automjeteve është normale. Menjëherë nga NJVL Tetovë u dërgua eskavatorë që pastroi zonën kritike te ura në rrugën Tetovë-Jazhincë në të dyja anët. Ritja e ujit në lumin e Porojit ka bërë gjithashtu një problem të vogël në fshatin Trebosh, komuna e Zhelinës. Nga NPK Zhelinë, menjëherë janë dërguar dy ekskavatorë që pastruan rrugën e fshatit Xhepçishtë - fsh.Trebosh - Tetovë dhe e njëjta është e kalueshme, por ka mbeturina të baltës. Lëvizja e automjeteve është me shpejtësi të zvogluar dhe e vështirë. Në vende tjera, probleme nuk janë vërejtur përveç në fshatin Brodec – komuna e Tetovës, ku ka pak sasi të vogë të derdhjes së ujit dhe gurëve të vegjël në rrugë, por rruga është e kalueshme.
- Детали
- Посети: 242
Në bazë të kërkesës së Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga Qendra për menaxhim me kriza u realizua trajnim për të punësuarit e DMSH se si të punohet me aplikacionin për paralajmërim të hershëm nga zjarret në pyje "MKFFIS" verzioni 2 që po përdoret momentalisht, si dhe me zhvillimin e versionit të ri MKFFIS ( versioni i 3).
Përveç trajnimit në hapsirat e QMK, trajnimi u mbajt edhe në qendrat rajonale të QMK për punonjësit e njësive rajonale të DMSH.
- Детали
- Посети: 254