Rajoni i Kumanovës

Territori i komunës së Kumanovës në periudhën prej 14:45 deri në 15:40 u godit nga rreshje të mëdha të shiut që bëri probleme për mbledhjen е ujrave dhe kanalizimeve atmosferike, ku në disa vende në zonën qendrore të qytetit dhe lagjeve Pero Çiço, Babin Dol dhe Dobroshane si dhe fshati Bërzak ka pasur një derdhje të ujit dhe përmbytje. Në numrin e telefonit falas 195 nga ora 15:20 deri në orën 22:00 ka pasur 20 thirrje nga qytetarët për shtëpitë e përmbytura, bodrumet e shtëpive, zyrave, rëshqitjeve të dheut, rrugëve të pakalueshme, ulluqeve të bllokuara dhe shumë raste tjera. Gjithashtu rruga nga fshati Agino Sello deri në fshatin Bërzak nuk është e kalueshme për automjete. Të njoftuar janë NJVL Kumanovë dhe DMSH Kumanovë.

Rajoni i Tetovës

Më 17 qershor 2019, gjatë orëve të pasditës, rajoni i Tetovës ishte i zënë nga stuhia, me shira të rënda dhe erëra të forta. Si rezultat i kësaj, ka pasur një rritje në rrjedhat e ujit, veçanërisht në fshatrat e Sharit. Në fshatin Poroj është vërejtur rritja e nivelit të lumit Poroj. E njëjta ka sjellë një sasi të madhe gurësh, drunjësh dhe baltë. Por si rezultat i faktit që shtrati i lumit në muajin maj u pastrua nga NJVL Tetovë, nuk erdhi deri te bllokimi i urës në rrugën Tetovë-Jazhincë dhe e njëjta nuk u bllokua. E vetmja rrugë që ishte e bllokuar ishte rruga drejt EKO-Shar në fshatin Poroj, por meqenëse dy ura prej druri të ndërtuara kohët e fundit janë funksionale, nuk ka shtëpi të prera dhe lëvizja e njerëzve dhe automjeteve është normale. Menjëherë nga NJVL Tetovë u dërgua eskavatorë që pastroi zonën kritike te ura në rrugën Tetovë-Jazhincë në të dyja anët. Ritja e ujit në lumin e Porojit ka bërë gjithashtu një problem të vogël në fshatin Trebosh, komuna e Zhelinës. Nga NPK Zhelinë, menjëherë janë dërguar dy ekskavatorë që pastruan rrugën e fshatit Xhepçishtë - fsh.Trebosh - Tetovë dhe e njëjta është e kalueshme, por ka mbeturina të baltës. Lëvizja e automjeteve është me shpejtësi të zvogluar dhe e vështirë. Në vende tjera, probleme nuk janë vërejtur përveç në fshatin Brodec – komuna e Tetovës, ku ka pak sasi të vogë të derdhjes së ujit dhe gurëve të vegjël në rrugë, por rruga është e kalueshme.

Rajoni i Manastirit

Stuhia në datën 16.06.2019 në rajonin e Manastirit shkaktoi dëme në zonat bujqësore me misër, grurë, bostan, speca etj. Është bërë thirrje urgjente për qytetarët që të paraqesin dëmet tek komisioni komunal në NJVL Manastir. Cilat janë dëmet dhe zonat e prekura nga stuhia dhe informacionet pas përfundimit të paraqitjes dhe inspektimit të komisionit komunal në zonat bujqësore.