Qendra për menaxhim me kriza dhe NATO në datën 03.07.2019 në hotel Aleksandar Palace, mbajtën Konferencë "Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me kriza", në të cilën u prezantua NICS – Gjenerata e ardhshme e sistemit për menaxhim me incidentet në Republikën Maqedonisë së Veriut.
Digjitalizim të tërësishëm të sistemit për menaxhim me kriza në shtet do të mundësojë zbatimi i NICS – Next Generation Incident Command System – NATO SPS Projekt (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente), projekt i siguruar me mbështetje nga SHBA-ja dhe NATO-ja.
Para të pranishmëve fjalim të tyre kishin Kryeministri Zoran Zaev, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, Antonio Misiroli, Drejtor i QMK, Agron Buxhaku, Profesori i Universitetit MIT në Masaçutes SHBA, Gregori Hogan dhe bashkëdrejtori i SPS-NATO Projektit Dr. Urim Vejseli .
Drejtori i QMK, Z. Agron Buxhaku theksoi se me këtë projekt të madh avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne edhe atë falë NATO-s i cili në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri klasike dhe siguri të qytetarëve, ndërsa në Aleancë e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve, dhe në të cilën shpresojmë se do të bëhemi shumë shpejtë anëtare e 30-të.
- QMK në të ardhmen do të bëjë trajnime në nivel lokal se si të zbatohet ky sistem me të cilin në secilin moment të gjitha institucionet do të kenë kontroll me ndihmën e teknologjisë moderne dhe internetit në vendet ku ka fatkeqësi .
NICS aplikacioni paraqet digjitalizim të Sistemit për menaxhim me kriza dhe mundëson komandë me resurset e angazhuara (njësi, ekipe dhe PTM) në kuadër të secilit institucion nga Sistemi për menaxhim me kriza, koordinim ndërresorësh, bashkëpunim dhe komunikim mes institucioneve të angazhuara në menaxhimin me incidentet, krizat dhe gjendjet e krizës dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve (tekst, fotografi dhe video përmbajtje) në kohë reale.Zbatimi i plotë i NICS projektit, siç ishte miratuar në seancën e 141-të të Qeverisë, duhet të realizohet deri më 1 dhjetor të vitit 2020, që praktikisht domethënë se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të në NATO, do të ketë sistem digjital bashkëkohor të zbatuar për menaxhim me kriza. Deri më tani me trajnim për zbatim të sistemit janë përfshirë 552 persona.