Në kuadër të bashkëpunimit teknik që po realizohet në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Japonisë, Qendra për menaxhim me kriza dhe Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtarë të Japonisë (JICA), filluan me implementimin e "Projekti për ndërtimin e kapaciteteve për zvoglimin e rreziqeve nga katostrafat në mënyrë Ekosistemike të bazuara (Eko-ZRK) përmes Menaxhimit të qëndrueshëm me Pyjet në Republikën e Maqedonisë ".
Qëllimi i këtij projekti është përmes të shumë përdorimit të vlerës të pyjeve gjegjësisht forcimin e funksionit të tyre mbrojtës, në bazë afatgjate, në Republikën e Maqedonisë të zvogëlohen rreziqet e përmbytjeve të rrëmbyeshëm, rrëshqitjeve të tokës, erozioneve të tokës dhe zjarreve në pyje. Si implementues kryesor / zbatues i projektit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të jetë Qendra për Menaxhim me Kriza, në partneritet me NP "Pyjet Maqedonisë".
Bashkëpunimi i projektit në mes të dy palëve formalisht filloi në dhjetor të vitit 2017, kurse nga mesi i marsit 2018, arritën ekspertë nga pala japoneze dhe në proces janë aktivitetet e projektit që janë planifikuar për këtë vit. Në këtë kontekst, sot në datën 08.05.2018, në Hotel Kontinental, Shkup, është mbajtur seminar hyrës për prezantimin e projektit dhe njoftim me konceptin e EKO-DRR.
Në këtë seminar hyrës, në fjalën hyrëse të tij, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Z. Agron Buxhaku falënderoi Agjencinë për bashkëpunim ndërkombëtarë të Japonisë (JICA) dhe theksoi se pranimi i këtij projekti nga ana e Qeverisë së Japonisë, praktikisht është vazhdim i shumë viteve të bashkëpunimit dhe besimit të ndërtuar në kapacitetin e QMK-së dhe institucioneve të tjera partnere që do të jenë të përfshirë në aktivitetet e këtij projekti.
Gjegjësisht, bashkëpunimi intensiv mes dy vendeve ka filluar në vitin 2011 me anë të një projekti për të krijuar një sistem të integruar për parandalim dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve në pyje, pastaj përmes realizimit të ashtuquajturit Programi për trajnimin e vendeve të treta, ku R. Maqedonisë e ndihmuar nga JICA, është rritur në promotor të njohurive të fituara dhe përvojës në vendet e rajonit, dhe me fillimin e këtij projekti, vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjellë në 5 vitet e ardhshme.
Siç theksoi drejtori i QMK Z. Buxhaku përmes këtij projekti në Republikën e Maqedonisë do të zbatohet koncepti ekosistemik i bazuar në reduktimin e rreziqeve nga katastrofat (Eko-DRR), me qëllim përfundimtar për të reduktuar intensitetin dhe frekuencën e fatkeqësive natyrore siç janë përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozionit të tokës, të cilat në vitet e fundit shkaktojnë dëme të mëdha fizike, pasoja socio-ekonomike dhe çojnë në degradim të rëndë të mjedisit natyror.
Rezultatet bazike që priten të arrihen përmes zbatimit të këtij projekti kanë të bëjnë me dy fushat e mëposhtme:
(1) Forcimi i kapaciteteve kombëtare për koordinim në mes institucioneve vendore përkatëse në sistemin e menaxhimit të krizës duke përmirësuar dhe zgjeruar funksionet e sistemit ekzistues informativ të Maqedonisë për zjarret në pyje - MKFFIS, duke instaluar module të reja për parandalim, për paralajmërim të hershëm dhe menaxhim me përmbytje të rënda, rrëshqitjet e tokës dhe erozionit të tokës, dhe
(2) Përmirësimi i menaxhimit kombëtar të pyjeve në Republikën e Maqedonisë duke instaluar praktika dhe teknologjive të reja për të rritur dhe zgjeruar funksionin mbrojtës të pyjeve dhe nëpërmjet saj, në bazë afat-gjate të zvogëlohet rreziku nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht nga përmbytjet e rënda, rrëshqitjet e tokës dhe erozionit të tokës.
Të udhëhequr nga këto rezultate të pritura në implementimin e projektit nga ana maqedonase, përveç QMK si partnerë dhe bashkëpunëtorë në mënyrë aktive do të përfshihen edhe institucionet në fushën e pylltarisë dhe mjedisit jetësor, siq janë NP Pyjet e Maqedonisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Drejtoria për punë hidrometeorologjike, Sekretariati për Çështje Evropiane, Fakulteti i Pylltarisë pranë Univerzitetit Kirili dh Metodi dhe tjerë.
Sepse mbi zbatimin e projektit do të zbatohen aktivitete praktike në terren për rehabilitimin e lokacioneve me rrezik të lartë, vend të veçantë dhe rol kryesorë do të kenë edhe ekipet e pushtetit lokal dhe ndërmarrjet publike të formuara nga ana e tyre dhe komuniteti lokal, gjegjësisht qytetarët që janë direkt të ekspozuar ndaj efekteve nga fatkeqësitë natyrore.
Me këtë koncept të zbatimit, ky projekt prezanton një qasje gjithëpërfshirëse dhe përfshirje të gjerë të të gjitha palëve të interesuara, me të cilën pritet që të sigurohet qëndrueshmëri e lartë e rezultateve të arritura.
Përveç drejtorit të Qendrës për Menaxhimin me Kriza, gjithashtu kishte rastin ti drejtohet të pranishmëve edhe z. Hidija Kobajashi, Përfaqësuesi i Përhershëm i JICA për Ballkanin.