Në kuadër të bashkëpunimit teknik që është vendosur në mes të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Japonisë, Qendra për menaxhim me kriza dhe Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtarë të Japonisë (JICA), ka filluar me zbatimin e "Projekti për ndërtimin e kapaciteteve për zvoglimin e rreziqeve nga katostrafat në mënyrë Ekosistemike të bazuara (EKO-ZRK) përmes Menaxhimit të qëndrueshëm me Pyjet në Republikën e Maqedonisë ".

Qëllimi i këtij projekti është përmes përdorimit të vlerës të shumë përdorur të pyjeve gjegjësisht forcimin e funksionit të tyre mbrojtës, në bazë afat-gjate, në komunën e Radovishit të zvogëlohet rreziku i përmbytjeve të rrëmbyeshëm, rrëshqitjeve të tokës, erozionit të tokës dhe zjarreve në pyje. Si implementues kryesor / zbatues i projektit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të jetë Qendra për Menaxhim me Kriza, në partneritet me NP "Pyjet e Maqedonisë".

Për këtë qëllim në datën 15.05.2018 në komunën e Radovishit u mbajt punëtori në të cilën është prezantuar Projekti dhe morën pjesë përfaqësues nga disa institucione të komunës si Qendër rajonale për menaxhim me kriza - Radovish, NP "Pyjet e Maqedonisë" EPP "Pllaçkovica" Radovish NJR "Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave" Radovish, MPB SP Radovish, Komuna e Radovishit, NJR "Agjencia për kadastër të pasurisë të patundshme" Radovish, NP "Plavaja" Radovish dhe Ekspertë nga JICA (të përfshirë në projekt).