Në datën 10.05.2018 në Qendrën rajonale për menaxhim me kriza - Prilep (QRMK Prilep), është mbajtur takim pune koordinues i rregullt me Shtabin dhe përfaqësues të subjekteve të Sistemit për menaxhim me kriza.

Në takimin që udhëhiqeshte nga udhëheqësi i QRMK - Prilep dhe Shtabit rajonal për menaxhim me kriza - Prilep, Ilko Petkoski janë rishikuar pikat e mëposhtme të rendit të ditës: Analiza e rreziqeve që rezultojnë në të kaluarën me fokus të përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara ; Rishikimi - vlerësimi i rreziqeve të mundshme që mund të lindin në periudhën e ardhshme; dhe gatishmëria e subjekteve kompetente dhe mënyra e funksionimit të tyre në rrezik të mundshëm nga fatkeqësitë dhe rreziqet.

 Pas brifingjeve të shkurta të përfaqësuesve të subjekteve për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe planeve për veprim në rast të gjendjes krizë të ndodhur dhe diskutimi që u zhvillua në fusha të ndryshme, është konstatuar se në periudhën mes nëntorit 2017 dhe muajit Maj 2018, në zonën e përgjegjësisë nga ana e QRMK Prilep janë rregjistruar ngjarje me karakter të jashtëzakonshëm të vëllimit të madh.