Nga 25 deri në 27. 06. 2018, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë Dushko Petrovski mori pjesë në punëtorinë "Menaxhim me përmbytje", që u mbaj në Tiranë, Republika e Shqipërisë. E njëjta është fokusuar për zvogëlimin e rreziqeve nga përmbytjet në lumin Drini i Zi - Pellgu i Drinit. Në ditën e fundit të punëtorisë ishte drejtori Agron Buxhaku, i cili u takua me përgjegjës menaxherin e projektit rajonal të GIZ Gerrit Bodenbender, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi aktivitetet e mundshme në të ardhmen dhe realizimi i këtij projekti.
Në punëtorinë e mbajtur në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh të shteteve në rajon, morën pjesë edhe përfaqësues nga Republika Maqedonisë, R. Shqiperisë, R. Kosovës dhe R. Malit të Zi kurse qëllimi ishte për të përmirësuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar në kushtet e menaxhimit dhe përmbytjet e mundshme të shkaktuara nga lumi Drini i Zi dhe të gjitha degët e tij nga Republika e Shqipërisë, ku buron ky lum deri në derdhjen e tij në detin Adriatik në Republikën e Malit të Zi.
Në të njëjtën kohë, në punëtorinë që u udhëhoq nga eksperti Peter Heiland, pjesëmarrësit u njohën me Direktivën e Përmbytjeve të BE-së (FD), EU-Floods Directive (FD) duke siguruar bashkëpunim të ndërsjellë midis të gjitha vendeve të Rajonit të Drinit. Vetë direktiva synon të reflektojë mbi reduktimin e efekteve të dëmshme dhe pasojat e ndodhjes së përmbytjeve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Gjithashtu u diskutua gjithashtu për zbatimin e kësaj direktive evropiane nga të gjitha vendet në fjalë. Është diskutuar nevoja për përpunimin e një plani të menaxhimit të rrezikut dhe përmbutjeve Plan Flood Risk Assesment (PFRA)
Gjatë punëtorisë janë diskutuar mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në mes të këtyre vendeve në të gjitha tri fazat: Faza për parandalimin dhe aktivitete parandaluese që duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet në fjalë, faza për paralajmërimin e hershëm, faza për menaxhimin me rreziqet e shkaktuara nga përmbytjet si dhe faza për tejkalimin e pasojave dhe ndihmës reciproke të vendeve të prekura.