Në Qendrën për menaxhim me kriza me temë - projekti "Implementimi dhe lëshimi në përdorim të numrit evropian për thirje urgjente në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Takimi i punës iu kushtua tematikisht strukturës, organizimit, mënyrës së funksionimit të ardhshëm të E-112, si dhe fazave dhe detyrave që janë realizuar dhe që mbeten për tu realizuar deri në përfundimin e projektit.
Ky është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Qendrën për menaxhim me kriza por edhe për të gjithë vendin tonë, duke marë parasysh se ky është një projekt evropian, të cilin Qendra po e implementon në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Shkup.
Përveç ushtruesit të detyrës së drejtorit të QMK, Stojançe Angellov dhe z. Freik Janmat – përgjegjësi i njësisë për Operacione1 (Operations1) në takimin e punës në mënyrë aktive morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë "Bonumstrat Consulting", udhëheqësi i ekipit z. Gabor Frishman, Ekspert për 112, Z. Gregor Janin, zëvendës drejtori i Projektit Z. Kristijan Gjorgjievski, Znj. Ivana Spirovska, Ndihmës i Projektit, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Shkup dhe Znj. Danica Stoshevska - Menaxhere e Projektit për implementimin e E-112 në Zyrën e BE-së. Në Qendrën për menaxhim me kriza morën pjesë Dushko Petrovski, Udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Gordana Naumovska, Ndihmës udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar.
Në takimin e punës u elaborua edhe roli më konkret dhe puna më specifike në të gjitha fazat e projektit të ekipit këshillues, si dhe për përmbajtjen dhe zbatimin e të gjithë projektit me të njëjtin emër.
- Детали
- Посети: 125
Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza, u mbajt kolegjium në të cilin drejtori i sapo emëruar, u.d., Stojançe Angellov u njoftua, me sektoret, me shumicën e aktiviteteve aktuale, dhe të ardhshme të QMK. Ai vuri në dukje nevojën për t'u njohur më në detaje me punë të caktuara në sektorë të caktuar, në përputhje me përparësitë, në interes të zgjidhjes së çështjeve jetike të rëndësishme për vendin, dhe natyrisht për të punësuarit e QMK në kontekstin për të ruajtur dimensionin njerëzor në funksionimin e QMK në Sistemin e menaxhimit të krizave. Njëkohësisht, Angellov theksoi se kapaciteti profesional do të vlerësohet dhe respektohet, natyrisht me bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë.
- Детали
- Посети: 174
Sot, nga mr. Agron Buxhaku mora detyrën e Drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza
Unë e falënderoj atë dhe të gjithë drejtorët e mëparshëm, si dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar ose punojnë këtu për pesëmbëdhjetë vitet e fundit dhe me punën e tyre kanë ndërtuar një institucion serioz e gatshme për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave.
Shpresoj që edhe unë me angazhimin tim si personi i parë i QMK, me mbështetjen e shumë profesionistëve që padyshim janë këtu, do të vazhdoj traditën e menaxhimit dhe funksionimit të suksesshëm të kësaj Qendre, veçanërisht duke pasur parasysh që në këtë periudhë vendi ynë është në një krizë serioze shëndetësore e shkaktuar nga Pandemia Covid 19.
Me respekt,
Gjeneral Stojançe Angellov
- Детали
- Посети: 254
Më 02.11.20120 në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza (Qendra), u mbajt takim pune në lidhje me nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendrën për menaxhim me kriza dhe nevojën për krijimin e një sektori të ri për 112, në pajtim me nenin 40 të Ligjit për Menaxhimin e Krizave ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 29/05, 36/11, 41/14, 104/15, 39/16 dhe 83/18).
Takimi u hap nga udhëheqësi i Sektorit për Mbështetje Administrative të Drejtorit, Zëvendës Drejtorit dhe Organeve Qeveritare në Sistemin për Menaxhimm me Kriza, Z. Ferik Beluli. Në mënyrë që të merren udhëzime më të qarta për përgatitjen dhe redaktimin e dokumentit-rregullore, si dhe rregullimin e statusit të punonjësve në këtë sektor, takimi u kryesua nga Dushko Petrovski, Udhëheqës i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Këshilltar Shtetëror me autorizim nga Drejtori i Qendrës, të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Znj. Emilija Çupiq, Laura Idrizi dhe Z. Saso Mitrev,
Përveç tyre, në takim morën pjesë përfaqësues të Bonumstrat Consulting, z. Kristijan Gjorgjievski dhe znj. Ivana Spirovska, konsulentja e angazhuar Branka Minçeva, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Z. Agron Buxhaku, si dhe disa punonjës të përgjegjshëm nga Sektoret dhe njësitë e pavarura që kanë kompetenca në këtë fushë.
Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë një propozim për strukturën organizative të Qendrës për thirrje Emergjente E-122, i cili duhet të themelohet brenda Qendrës për menaxhim me kriza dhe një propozim për sistematizimin e vendeve të punës në Qendër (në përputhje me dispozitat e Ligjit për Punonjësit Publikë dhe rregulloret e tjera që rregullojnë punën e institucioneve), përfshirë kompetencat e nevojshme të punës që duhet të merren parasysh gjatë procesit të selektimit dhe punësimit të personave në njësinë e përmendur organizative.
Në takim në Qendrën për menaxhim me kriza, që është organi kompetent për zbatimin dhe prezantimin e numrit Evropian për thirje emergjente E-112, u theksua nevoja për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Menaxhimin e Krizave, nevoja reale për aktivitet paralel urgjent të Qendrës në përgatitjen dhe miratimin e një Marrëveshje Kolektive për nevojat e Qendrës në nivelin e punëdhënësit, e cila do të përshkruhet në detaje të gjitha nevojat reale për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve si për punonjësit e E-112 ashtu edhe për punonjësit e Qendrës.
Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm me MSHIA me qëllim përgatitjen dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme për statusin e të punësuarve në sektorin E-112.
Qendra është organi kompetent për implementimin dhe prezantimin e numrit evropian për thirje emergjente E-112. Kjo do të thotë, Qendra e Thirrjeve Emergjente E-122 do të formohet brenda QMK si një njësi e veçantë organizative në formën e një sektori. Sektori - Qendra e Thirrjeve Emergjente E-112 do të përbëhet nga 2 departamente, përkatësisht Njësia e Menaxhimit të Thirrjeve të E-112 dhe Njësia e Sigurimit të kualitetit të E-112.
- Детали
- Посети: 257