Më 5 tetor 2005, Qendra për menaxhim me kriza filloi të funksionojë si një organ i pavarur i administratës shtetërore. Nga ajo datë e deri më sot, kanë kaluar 15 vjet, të mbushura me aktivitete të shumta dhe rezultate të arritura.
Në pesëmbëdhjetë vitet e kaluara kemi shembuj të shumtë ku Qendra për menaxhim me kriza ka arsyetuar ekzistencën e saj duke menaxhuar me sukses një seri situatash krizash dhe kushtesh në të cilat rrezikohej jeta njerëzore dhe të mirat materiale. Qendra kishte një rol veçanërisht të rëndësishëm gjatë disa situatave të shpallura të krizës.
Gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur disa situata krize, dhe situata e fundit e krizës u shpall në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupës në Mars të vitit 2020 për nevojën e marrjes së masave shtesë nga përhapja e Koronavirusit Kovid 19.
QMK shënon jubileun e saj në një kohë kur Maqedonia dhe bota po përballen me pandeminë Covid 19 dhe për shkak të situatës së Koronavirusit, Qendra për Menaxhim me Kriza ka vendosur që festimin tradicional të 15 viteve të ekzistencës të ndajë mirënjohje për individë të profesionit, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza dhe janë kredituar në proceset për avansimin e Sistemit si dhe në parandalimin, paralajmërimin e hershëm, ballafaqimin dhe tejkalimin e pasojave gjatë aksidenteve dhe katastrofave.