Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza, u mbajt kolegjium në të cilin drejtori i sapo emëruar, u.d., Stojançe Angellov u njoftua, me sektoret, me shumicën e aktiviteteve aktuale, dhe të ardhshme të QMK. Ai vuri në dukje nevojën për t'u njohur më në detaje me punë të caktuara në sektorë të caktuar, në përputhje me përparësitë, në interes të zgjidhjes së çështjeve jetike të rëndësishme për vendin, dhe natyrisht për të punësuarit e QMK në kontekstin për të ruajtur dimensionin njerëzor në funksionimin e QMK në Sistemin e menaxhimit të krizave. Njëkohësisht, Angellov theksoi se kapaciteti profesional do të vlerësohet dhe respektohet, natyrisht me bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë.