Në Qendrën për menaxhim me kriza me temë - projekti "Implementimi dhe lëshimi në përdorim të numrit evropian për thirje urgjente në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Takimi i punës iu kushtua tematikisht strukturës, organizimit, mënyrës së funksionimit të ardhshëm të E-112, si dhe fazave dhe detyrave që janë realizuar dhe që mbeten për tu realizuar deri në përfundimin e projektit.
Ky është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Qendrën për menaxhim me kriza por edhe për të gjithë vendin tonë, duke marë parasysh se ky është një projekt evropian, të cilin Qendra po e implementon në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Shkup.
Përveç ushtruesit të detyrës së drejtorit të QMK, Stojançe Angellov dhe z. Freik Janmat – përgjegjësi i njësisë për Operacione1 (Operations1) në takimin e punës në mënyrë aktive morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë "Bonumstrat Consulting", udhëheqësi i ekipit z. Gabor Frishman, Ekspert për 112, Z. Gregor Janin, zëvendës drejtori i Projektit Z. Kristijan Gjorgjievski, Znj. Ivana Spirovska, Ndihmës i Projektit, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Shkup dhe Znj. Danica Stoshevska - Menaxhere e Projektit për implementimin e E-112 në Zyrën e BE-së. Në Qendrën për menaxhim me kriza morën pjesë Dushko Petrovski, Udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Gordana Naumovska, Ndihmës udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar.
Në takimin e punës u elaborua edhe roli më konkret dhe puna më specifike në të gjitha fazat e projektit të ekipit këshillues, si dhe për përmbajtjen dhe zbatimin e të gjithë projektit me të njëjtin emër.