Më 02.11.20120 në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza (Qendra), u mbajt takim pune në lidhje me nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendrën për menaxhim me kriza dhe nevojën për krijimin e një sektori të ri për 112, në pajtim me nenin 40 të Ligjit për Menaxhimin e Krizave ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 29/05, 36/11, 41/14, 104/15, 39/16 dhe 83/18).

Takimi u hap nga udhëheqësi i Sektorit për Mbështetje Administrative të Drejtorit, Zëvendës Drejtorit dhe Organeve Qeveritare në Sistemin për Menaxhimm me Kriza, Z. Ferik Beluli. Në mënyrë që të merren udhëzime më të qarta për përgatitjen dhe redaktimin e dokumentit-rregullore, si dhe rregullimin e statusit të punonjësve në këtë sektor, takimi u kryesua nga Dushko Petrovski, Udhëheqës i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Këshilltar Shtetëror me autorizim nga Drejtori i Qendrës,  të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Znj. Emilija Çupiq, Laura Idrizi dhe Z. Saso Mitrev,

Përveç tyre, në takim morën pjesë përfaqësues të Bonumstrat Consulting, z. Kristijan Gjorgjievski dhe znj. Ivana Spirovska, konsulentja e angazhuar Branka Minçeva, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Z. Agron Buxhaku, si dhe disa punonjës të përgjegjshëm nga Sektoret dhe njësitë e pavarura që kanë kompetenca në këtë fushë.

Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë një propozim për strukturën organizative të Qendrës për thirrje Emergjente E-122, i cili duhet të themelohet brenda Qendrës për menaxhim me kriza dhe një propozim për sistematizimin e vendeve të punës në Qendër (në përputhje me dispozitat e Ligjit për Punonjësit Publikë dhe rregulloret e tjera që rregullojnë punën e institucioneve), përfshirë kompetencat e nevojshme të punës që duhet të merren parasysh gjatë procesit të selektimit dhe punësimit të personave në njësinë e përmendur organizative.

Në takim në Qendrën për menaxhim me kriza, që është organi kompetent për zbatimin dhe prezantimin e numrit Evropian për thirje emergjente E-112, u theksua nevoja për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Menaxhimin e Krizave, nevoja reale për aktivitet paralel urgjent të Qendrës në përgatitjen dhe miratimin e një Marrëveshje Kolektive për nevojat e Qendrës në nivelin e punëdhënësit, e cila do të përshkruhet në detaje të gjitha nevojat reale për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve si për punonjësit e E-112 ashtu edhe për punonjësit e Qendrës.

Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm me MSHIA me qëllim përgatitjen dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme për statusin e të punësuarve në sektorin E-112.

Qendra është organi kompetent për implementimin dhe prezantimin e numrit evropian për thirje emergjente E-112. Kjo do të thotë, Qendra e Thirrjeve Emergjente E-122 do të formohet brenda QMK si një njësi e veçantë organizative në formën e një sektori. Sektori - Qendra e Thirrjeve Emergjente E-112 do të përbëhet nga 2 departamente, përkatësisht Njësia e Menaxhimit të Thirrjeve të E-112 dhe Njësia e Sigurimit të kualitetit të E-112.