Situata me zjarrin që shpërtheu dje mbi malin Karaorman në fsh.Tatesh - Dollogozdë në v.q. Begova shuma të Strugës, këtë mëngjes rreth 70% e zjarrit është lokalizuar.
Është kapluar sipërfaqe prej 30ha të pyllit me drunj të dushkut dhe të pishave. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipe të NJTZ nga Struga, Ohri dhe Kërçova.
Janë aktivizuar edhe DMSH-Ohër dhe DMSH-Strugë me njësitë e tyre. Gjatë shuarjes së zjarrit janë aktivizuar rreth 100 banorë të këtyre fshatrave.
- Детали
- Посети: 1032
Komisioni për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të tretë, si trup punues amë shqyrtoi projekt-vendimin për ndryshimin e vendimit për miratim të vazhdimit të afatit të ekzistencës së gjendjes së krizës për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.
Në seancë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, zëvendësministri Bekim Maksuti; përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministri Elmi Aziri ; përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, zëvendësministrja Arta Toçi; përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ministri Arben Taravari dhe përfaqësues nga Qendra për menaxhim me kriza, Drejtori Agron Buxhaku.
Përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtori Agron Buxhaku, shpjegoi domosdoshmërinë e ndryshimit të Vendimit dhe gjithashtu theksoi se e njëjta propozohet për të siguruar vazhdimësinë në kryerjen e aktiviteteve nga forcat e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe forcave të sigurisë të Ministrisë së punëve të brendshme, në funksion për sigurinë, mbrojtjen dhe ruajtjen e kufirit shtetëror.
Në diskutimin sipas pikës së rendit të ditës morën pjesë anëtarët e Komisionit: Ztr. Pavle Bogoevski dhe Znj Frosina Tashevska-Remenska.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri vazhdon me projekt-vendimin për procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe e njëjta e vazhdoi afatin për ekzistimin e gjendjes krizë në kufirin jugor për shkak të rritjes së vëllimit dhe kalimit tranzit të emigrantëve deri më 31 dhjetor të këtij viti.
- Детали
- Посети: 1459
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike të Maqedonisë prej sot deri të shtunën do të kaplohet prej temperaturave të larta të fazës së portokalltë. Temperatura në disa vende pritet të tejkalojë 40 gradë.
Për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje kronike të moshës mbi 60 vjeç, kurse punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës, në mënyrë që të evitohen aktivitete në ambiente të hapura mes orës 11 deri në ora 17.
Rekomandohet të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura nga ora 11 deri në ora 17 kurse në kopshtet e fëmijëve të mos i ekspozojnë fëmijët jashtë në këtë periudhë kohore.
Qytetarët rekomandohen t'i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, evitimi i qëndrimit në ambiente të hapura nga ora 11 deri në ora 17, veshje të rrobave me ngjyra të hapura dhe të lehta, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marja e rregullt e terapisë për pacientët me sëmundje kronike.
- Детали
- Посети: 1005
Z. Buxhaku, këtyre ditëve aktual është problemi ekologjik pasi u ndez deponia e egër në Strugë. Zjarri është lokalizuar. Cilat masa i ndërmorët për normalizimin e gjendjes?
-
Qendra për menaxhim me kriza si edhe në të gjitha rastet e tjera kur ka rrezik për të mirat, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve, ndërsa ndodhin katastrofa natyrore dhe epidemi apo rreziqe të tjera të cilat drejtpërdrejt e rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë, reagon në pajtim me kompetencat dhe procedurat operative të cilat përfshijnë grumbullimin e informacioneve, vlerësimin, analizën e gjendjes, përcaktimin e qëllimeve dhe detyrave, zhvillimin dhe zbatimin e veprimeve të nevojshme për ballafaqim. Në rastin konkret QMK, në pajtim me kompetencat i grumbulloi të dhënat e nevojshme, të njëjtat i analizoi, e vlerësoi situatën dhe në mënyrë përkatëse informoi për gjendjet për shkak të përdorimit të ligjshëm të resurseve përkatëse të cilat duhet të jenë proporcionale sipas natyrës dhe intensitetit të ngjarjes (në këtë rast ndezjen e deponisë); të matur sipas karakterit të zjarrit dhe sipas fuqisë dhe vëllimit të zjarrit të deponisë. Përdorimin e resurseve e zbatojnë funksionarët të cilët i drejtojnë organet e komunave dhe organet e administratës shtetërore.
Sipas disa informacioneve, në Maqedoni janë rreth 50 deponi të egra. A keni pasqyrë ku janë këto deponi dhe sa QMK është e gatshme të ballafaqohet me zjarret eventuale?
-
Zjarret në deponi janë dukuri e shpeshtë kudo në botë para së gjithash për shkak të pranisë së materieve djegëse (metanit) i cili paraqitet me shpërbërjen e materieve organike në mbeturinat komunale. Zakonisht zjarret ne deponi i shuajnë vetë të punësuarit në ndërmarrjet komunale të cilët punojnë në deponi që nga fillimi i zjarrit (hedhin dhe apo rërë) ose me ndihmën e njësiteve territoriale të zjarrfikësve.
Siç bëhet e ditur inspeksioni komunal punon në nivel të komunave dhe të njëjtat kanë evidencë precize për numrin e saktë të deponive të egra me sasi të mbeturinave. Të njëjtat ndahen me Sektorët rajonal të Qendrës për menaxhim me kriza. Numri i saktë i deponive të egra është e vështirë të përcaktohet për shkak të vështirësive gjatë definimit të nocionit “deponi e egër”. Një është gjendja nëse numërohen deponitë ku ndërmarrjet komunale të komunave përkohësisht i hedhin mbeturinat, ndërsa tjetër janë deponitë e egra me vëllim më të vogël por në numër më të madh, ku qytetarët i hedhin mbeturinat komunale ose mbeturinat nga ndërtimtaria. -
Si të zgjidhet problemi me deponitë e egra?
-
Ekzistimi i deponive me dekada është i pranishëm në këto hapësira. Si problem është konstatuar dhe është vendosur lartë në agjendë për zgjidhje pasi që nevojitet qasje dhe masa gjithëpërfshirëse, si për shembull: Krijimi i shprehive për riciklim (tek qytetarët dhe bizneset e vogla të cilat do të munden me sukses të punojnë me materiale të ricikluara) dhe edukim përkatës të popullatës së re do të ishin masa me të cilat duhet të punohet në mënyrë më serioze dhe në afat të gjatë. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohen dënimet si prej zyrtarëve komunal ashtu edhe prej inspeksionit komunal dhe të tjera (inspektorati për mjedis jetësor, inspektorati për pylltari dhe gjueti, ekonomia e ujërave etj.). Masat ndëshkuese janë të njohura dhe funksionale në BE ku synojmë të bëhemi anëtare. Më i rëndësishëm është trajtimi përkatës i mbeturinave komunale prej ndërmarrjeve komunale dhe komunave. Në një vend me mundësi financiare të limituara siç është Republika e Maqedonisë një gjë e tillë nuk është e mundur me ndërtimin e deponive sanitare në çdo komunë. Për këtë çështje e nevojshme është bashkimi i komunave dhe ndërtimi i deponive sanitare në parimin rajonal në nivel të rajoneve planore për zhvillim rajonal të barabartë (më shumë komuna një deponi sanitare).
-
Në fillim të muajit ndodhi mot i ligë në rajonin e Tetovës. A janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për sanimin dhe pastrimin e terrenit të përfshirë nga moti i keq?
-
Javëve të fundit në R. e Maqedonisë mbizotëronte mot mjaft jostabil i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, erë, breshër, ndërsa vende-vende edhe mot i ligë. Qendra për menaxhim me kriza dhe Qendra rajonale për menaxhim me kriza Tetovë nga fillimi janë kyçur në ngjarjet me motin e lig në Tteovë. Në pjesën e parandalimit dhe paralajmërimit të hershëm Qendra njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe kryetarëve të komunave u dërgoi udhëzimet për veprim me motin e lig të cilin DPHM e paralajmëroi për këtë periudhë të muajit. Të gjitha njoftimet të cilat i dërgonte DPHM janë dorëzuar rregullisht edhe deri tek subjektet e tjera me qëllim të ndërmarrjes së masave përkatëse për mbrojtje prej vërshimeve të mundshme. Moti i lig i cili e kaploi Tetovën shkaktoi dëme të mëdha materialo-teknike veçanërisht në fshatin Porroj, ku për shkak të rritjes së shpejtë të nivelit dhe derdhjes së lumit të Porroit ndodhi katastrofë e vërtetë. Qendra për menaxhim me kriza me të punësuarit e vet vazhdimisht ishin në terren dhe e ndiqnin punën e mekanizimit i cili punonte në pastrimin dhe sanimin e terrenit dhe për këtë informonte rregullisht. Për ngjarjet në Tetovë krahas subjekteve të tjera nga sistemi rregullisht janë informuar edhe trupet drejtuese nga sistemi për menazhim me kriza, ndërsa u mbajt edhe seancë e Komitetit drejtues në të cilën janë sjellë konstatimet me të cilat të gjitha subjektet e involvuara janë kyçur në ballafaqimin me pasojat, në pajtim me kompetencën e tyre ligjore. Gjendja në terren është nën kontroll dhe për momentin është duke u punuar në revitalizimin dhe ripërtëritjen e objekteve dhe infrastrukturës të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.
Si Qendër për menaxhim me kriza a jeni të gatshëm të ballafaqoheni me katastrofa eventuale natyrore, si për shembull, vërshime dhe tërmete?
-
– Kur flitet për kapacitetet për ballafaqim me katastrofat natyrore, në QMK zhvillohen vegla (vlerësime, aplikacione softuerike për identifikim, verifikim dhe hartimin e ngjarjeve dhe dukurive, veprimeve operative standarde etj.) për parandalim, paralajmërim të hershëm, komunikim, koordinim dhe bashkëpunim midis subjekteve të sistemit për menaxhim me kriza, gjegjësisht për menaxhim me katastrofa natyrore. Më pas Qendra përgatit masa parandaluese dhe operative.
-
Masat parandaluese për mbrojtje prej vërshimeve kudo edhe tek ne ndërmerren gjatë tërë vitit. Krahas organizimit për pastrimin e kanaleve në masat parandaluese bëjnë pjesë edhe vlerësimi i infrastrukturës ekzistuese si dhe përcaktimi i infrastrukturës së nevojshme, ndërtimi i bastioneve pranë lumenjve dhe burimeve, rregullimi i skelave, hartimi i pikave të mundshme të derdhjes së lumenjve etj. Krahas masave parandaluese në QMK zhvillohen edhe masa për paralajmërim të hershëm dhe alarmimin e subjekteve të sistemit për menaxhim me kriza por edhe të qytetarëve.
Për dallim prej vërshimeve, tek tërmetet janë dy masa parandaluese kryesore edhe atë 1. Ndërtimi i objekteve sipas standardeve asizmike dhe 2. Aftësimi i qytetarëve për vetëmbrojtje.
Edhe për vërshimet edhe për tërmetet edhe për rreziqet e tjera dhe rreziqet Qendra për menaxhim me kriza KA aftësi dhe kapacitete në pajtim me kompetencat ligjore ta organizojë sistemin, në mënyrë profesionale ta mbështesë (me të dhëna, informacione, analiza dhe vlerësime të rrezikut) që të mundet me sukses të ballafaqohet me ngjarjet të cilat mund të kenë edhe pasoja katastrofike, gjegjësisht të mundet sistemi me maturi, në mënyrë proporcionale dhe serioze të veprojë.A mund të presim valë të re të refugjatëve dhe sa QMK është e gatshme të ballafaqohet me gjendjen e tillë?
“Republika e Maqedonisë nga fillimi i krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në mënyrë sistemore i qaset kësaj çështje. Njëherësh me parandalimin e migrimit ilegal japim kontribut që të mos ketë valë të re të refugjatëve dhe emigrantëve, por ne vetë këtë mundësi nuk mund ta përjashtojmë. Qendra për menaxhim me kriza, deri më tani me sukses është ballafaquar me sfidën dhe në vazhdimësi merr vlerësime pozitive prej vendeve anëtare të BE-së. QMK tani menaxhon me gjendjet për parandalimin e migrimit ilegal para së gjithash në kufirin jugor të Republikës së Maqedonisë. Krahas kësaj është e njohur se disponojmë me aftësi dhe kapacitete për qëndrim transitor për më së shumti 3 000 persona në të njëjtën kohë. Vlerësoj se Republika e Maqedonisë ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme për menaxhimin e suksesshëm nëse vjen drejt valës së re së refugjatëve me karakter transitor.
Javën e kaluar, në disa media u përmendët Ju në konotacion negativ për gjoja keqpërdorime në Qendrën të cilën e drejtoni. Cili është komenti juaj?
– Fillimisht, si shtet juridik për të cilin synojmë dhe shpresoj se së shpejti do të funksionojë, (siç filloi dhe do të vazhdojë PPS, për shembull), ekzistojnë organe shtetërore të cilat do të konstatojnë nëse ka pasur keqpërdorime prej anës time (çfarëdo) dhe unë jam i gatshëm edhe publikisht të ballafaqohem për gjithçka që është thënë (edhe pse këtu nuk ka shkelje ligjore).
Në disa media u përmend edhe viti 2004 dhe gjithçka që “kam bërë” atëherë si ministër. Aso kohe, nëse e mbani në mend, isha tek prokurori i atëhershëm, Përçevski, i cili pasi e shqyrtoi lëndën, deklaroi se akuzat ndaj meje janë tregime për fëmijë të vegjël (mund të kontrolloni në arkivin tuaj). Por, ai i cili më akuzonte (për motive të veta), ndërsa i cili më pas u bë kryeministër, z. Buçkovski, u dënua në të gjitha instancat gjyqësore me aktgjykim të plotfuqishëm, për korrupsion dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Kurrfarë budallallëqesh dhe kurrfarë “akuzash” nuk do të më pengojnë në qëllimin tim që të bëj reformë totale në Qendër. Në këtë reformë do të ketë edhe viktima, para së gjithash profiterët e ndryshëm.Unë kudo që paraqitem, e gëzoj prestigjin dhe e ruaj dinjitetin tim, pasi që njerëzit në shtetin tonë të vogël e dinë se kush çfarë vlere ka dhe kush çfarë ka bërë. Thënë më mirë, njerëzit mendimi dhe gjykimi i së cilëve vlen për mua. Për ata të tjerët të cilët shikojnë televizionet e veta sipas “dëshirës” së tyre, ndjekin portalet e veta dhe kënaqen në grupet e tyre në Fejsbuk, nuk dëshiroj as të komentoj, e keqja më së shumti i bren ata vetë!
- Детали
- Посети: 1584