Më 29 mars 2017, në Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtori mr. Agron Buxhaku, realizoi takim pune me përfaqësues të "Karitas Maqedoni".

      Në takim tema kryesore ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm në ballafaqimin e krizës së emigrantëve, refugjatëve. Gjithashtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim nëse eventualisht mund të ketë fluks të ri të refugjatëve / emigrantëve. Nga të dyja palët u shpreh dëshira për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm dhe të suksesshëm.