Në Ditën Botërore të migrantëve, 20 qershor, në kuadër të projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, e zbatuar nga Shoqata e Maqedonisë të juristëve të ri, në bashkëpunim me Portën e Hapur – Open Gate: La Strada Macedonia, nën moton KRIJO SHPRESË, është mbajtur pazar humanitar për punime dore të përgatitura nga refugjatët.

Gjithsej 139 njerëz refugjatë dhe migrantë kanë përpunuar mbi 100 copë bizhuteri, stoli dhe foto si pjesë e 15 punëtorive të terapisë së artit që mbahen në qendrat e tranzitit Tabanovcë dhe Vinojug si dhe në qendrën e pranimit në Vizbeg.

Punimet e dorës do të jenë në shitje, kurse mjetet e mbledhura do të përdoren për të mbështetur nevojat e refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni.

Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku.