Sot, 06.04.2017, në Hotel Kontinental, Shkup, është mbajtur punëtori në kuadër të IPA DRAM projektit për "Vlerësimin dhe planifikimin e rrezikut nga fatkeqësitë" (Disaster Risk Assessment and Mapping).

 Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ëhtë kahëzuar drejt përmirësimit të efektivitetit dhe koherencës së sistemeve kombëtare për menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat, në segmentin e mbledhjes së të dhënave për humbjet nga katastrofat, vlerësimi dhe planifikimi i rreziqeve që mund të shkaktojnë fatkeqësi, si dhe harmonizimi dhe integrimi i politikave kombëtare të vendeve që marin pjesë në këtë projekt me politikat e BE-së të kësaj fushe, siç janë Mekanizmi i mbrojtjes civile të BE. Qëllimi përfundimtar që duhet të arrihet nga ky projekt është ndërtimi i kapaciteteve për implementimin e plotë të "Udhëzimeve të BE-së për vlerësim dhe planifikimim të rrezikut" dhe duke bërë vlerësimin e kërcënimeve nga të gjitha rreziqet (All Risk Approach), si standarde të detyrueshme për shtetet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në fillim të kësaj punëtorie, fjalë hyrëse kishte drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku i cili shprehu mirënjohje për konsorciumin e projektit, që është përbërë nga përfaqësues të institucioneve të lidhura nga Suedia, Italia, Sllovenia dhe Kroacia, për kyçjen e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet që janë të paraparë në këtë projekt.                                                  

Ai gjithashtu shprehi besimin se karakteri multishfrytëzues i projektit do të kontribuojë në forcimin e përputhshmërisë dhe interoperabilitetit të vendeve të rajonit që janë pjesë e këtij projekti: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Sërbia dhe Turqia, gjithashtu theksoi se Qendra për menaxhim me kriza, si partner në zbatimin e këtij projekti do të investoj gjithë kapacitetin me qëllim që të siguroj koordinim të duhur në implementimin e aktiviteteve të parapara kombëtare dhe rajonale.