Pas stuhisë që goditi rajonin e Ohrit-Strugës, ju informojmë se situata momentalisht është normalizuar.
Organet kompetente e ndoqën plotësisht situatën, në përputhje me udhëzimet që më parë ishin pajtuar dhe pas ndërprerjes së stuhisë, janë sanuar të gjitha pasojat dhe dëmtimet e shkaktuara.
Më të prekura ishin vijat e bregut të liqenit në drejtim të lagjes Kaneo deri në zonën qendër në Ohër, kurse në Strugë, në pjesën e plazhit të burrave dhe të grave.
Shkarkimi i ujërave nga Liqeni i Ohrit përmes lumit Drini i Zi është me koordinim të vazhdueshëm me ELEM pavarësisht derdhjes të akumulimit të Glloboçicës përgjatë Drinit të Zi, nuk ka rrezik për të shkaktuar dëme në rrugën Strugë-Dibër.
Niveli i lumenjve Sateska dhe Koselska ka një rritje të lehtë në krahasim me ditët e mëparshme, por nuk ka rrezik të përmbytjeve.
Deri në këtë moment, në numrin 195 nuk ka raportime për dëme të shkaktuara (përmbytje, rënie të drurëve, etj.).
Sa i përket funksionimit të infrastrukturës së mbetur (kolektori, furnizimi me ujë, furnizimi me energji elektrike), nuk janë vërejtur ndërprerje.
- Детали
- Посети: 1039
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë më 13.09.2017, në Qendrën për menaxhim me kriza është realizuar takim pune me gjeneral major Stiven Krej, Gjeneral i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga Vermonti.
Në takim u bisedua për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e menaxhimit të krizave midis Qendrës për menaxhim me kriza dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Në frymën e marrëdhënieve të forta dhe pozitive të vendosura në mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Programi për Partneritet midis Maqedonisë dhe shtetit të Vermontit është një nga fomat më të rëndësishme për kontaktet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit.
Që nga fillimi i bashkëpunimit deri më tani, fokusi u përqendrua në forcimin e kapaciteteve administrative / institucionale të QMK përmes organizimit të takimeve të punës, punëtorive, trajnimeve, konferencave shkencore dhe formave të tjera të bashkëpunimit, që mundësoi transferimin e suksesshëm të diturisë profesionale, përvojës dhe mësimeve si dhe përfshirjen e tyre në punën e QMK-së.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm, si dhe prezantimi i aktiviteteve aktuale dhe aktiviteteve strategjike të QMK.
- Детали
- Посети: 1177
Informacione për zjarret në R. Maqedonisë dhe gjendja deri në ora 11:00
(04.08.2017)
Rajoni planifikues Veri (Shkup)
Zjarri në Matkë, aktualisht është lokalizuar. Në vendin e zjarrit gjatë natës ka pasur ekipe kujdestare nga NP Parqe dhe gjelbërim. Në orët e mëngjesit ka pasur një shpërthim dhe ndërhyrje nga një helikopter.
Zjarri në fsh.Studeniçani ku ka pasur 2 zjarre, njëra është lokalizuar kurse nga zjarri tjetër ende ka tym.
Zjarri në fsh.Bojanë është në terren të pakalueshëm dhe është një ekip në terren (kom.Saraj).
Rajoni Jugperëndimor
Zjarri në fushën e fsh.Trebovlje dhe fsh.Rastesh ende është aktiv, dhe në shuarjen e të njëjtës janë angazhuar forcat dhe mjetet në vijim: ARM (për zjarrin fsh.Trebovlje dhe pjesë në rrethinat e fsh.Rastesh); 3 helikopterë (1 nga ARM, 1 nga Republika e Bullgarisë dhe 1 nga Republika e Turqisë) që janë duke vepruar që nga mëngjesi; vendasit e fsh.Rastesh dhe persona nga fsh.Zagrada, dhe janë drejtuar vullnetarë nga Kërçovë, Prilepi dhe Shkupi; Forcat nga EP "Sandanski" - Makedonski Brod janë të angazhuar në veprime të zjarrit në fsh.Rastesh dhe të njëjtit kanë marë masa për të lokalizuar zjarrin në mënyrë që të mos afrohet te shtëpitë dhe shtallat me bagëti që janë në afërsi të fsh.Rastesh si dhe të parandalojnë zjarri në v.q. KORITSKI DOL që do të përhapeshte në drejtim të fshatrave Rastesh dhe Zagrad;
Në zjarrin në fsh.Deviç janë angazhuar njerëz nga EP "Sandanski" - Makedonski Brod. Zjarrin janë duke e kontrolluar edhe shtëpitë e sipërme të fsh.Deviç por nuk janë të rrezikuar, por zjarri ende është aktiv me intensitet të zvogluar në v.q. POPEC.
Në zjarrin në fushën e fsh.Blizansko ka ndërhyrë edhe 1 helikopter dhe për momentin nuk ka zjarret të reja.
Rajonin e Pellagonisë
Zjarri në Podvis - Llokveni, e cila u zgjerua në zonën drejt fshatraveAlldancë dhe Norovë ende është aktiv.
Rajoni i Pollogut-Tetovë
Në rajonin e Tetovës aktiv janë 2 zjarre në hapsirë të hapur dhe atë:
Mbi fsh.Kopance ku zjarri ka kapluar zona pyjore me bar të thatë përgjatë anës së malit Zheden dhe nuk është përfshirë pylli. Në vendndodhje është ekipi nga EP "Leshnica" – Tetovë.
Në fushën e fsh.Gurgurnica është aktiv zjarri që nga ana e Makedonski Brodit është zhvendosur në territorin e kom.Bërvenicë. Është duke u djegur barë i thatë dhe kullotë. Një ekip i EP "Leshnica" - Tetovë është në fushë dhe po e monitoron situatën.
Zjarri në lumin e fsh.Zhelezna Reka është lokalizuar në ora 23:00 në datën 03.08.2017.
Rajoni i Vardarit
Në fushën e fsh.Drenovë në lokalitetin Drenovska Koria nga ora 21:10 në datën 08.03.2017 ka zjarr aktiv në të cilën është kapluar pylli me drunjë të dushkut, hirit dhe ahut. Në terren janë punonjësit e EP "Babuna" - Veles, por zjarri është intensiv dhe kërkohet ndihmë për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Zjarri në zonën e fsh.Bogomilla në lokalitetin Cërven Doll që në datën 03.08.2017 në ora 20:30 ishte vënë nën kontroll, kurse rreth orës 22:15 përsëri është aktivizuar. Këtë mëngjes në vendndodhje janë dërguar ekipe nga EP "Babuna" - Veles dhe DMSH Veles. Nga DMSH raportojnë se në shuarjen e zjarrit ka ndërhyrë aeroplan.
Zjarri në shpatet e Jakupicës së Epërme është aktiv, kurse terren është i paarritshëm për shuarjen e zjarrit.
- Детали
- Посети: 1253
Sot në Qendrën për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë u mbajt mbledhje e trupit koordinues-operativ për ballafaqim me zjarret e formuar nga Komiteti Drejtues. Në prani të drejtorit të QMK, mr. Agron Buxhaku, udhëheqësi i trupit koordinues-operativ Dragi Tarçugovski dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që marin pjesë në ballafaqimin me zjarret, në këtë mbledhje u rishikuan masat dhe aktivitetet për përmirësimin e koordinimit në mes subjekteve në SMK.
- Детали
- Посети: 1207