Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë më 13.09.2017, në Qendrën për menaxhim me kriza është realizuar takim pune me gjeneral major Stiven Krej, Gjeneral i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga Vermonti.
Në takim u bisedua për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e menaxhimit të krizave midis Qendrës për menaxhim me kriza dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Në frymën e marrëdhënieve të forta dhe pozitive të vendosura në mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Programi për Partneritet midis Maqedonisë dhe shtetit të Vermontit është një nga fomat më të rëndësishme për kontaktet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit.
Që nga fillimi i bashkëpunimit deri më tani, fokusi u përqendrua në forcimin e kapaciteteve administrative / institucionale të QMK përmes organizimit të takimeve të punës, punëtorive, trajnimeve, konferencave shkencore dhe formave të tjera të bashkëpunimit, që mundësoi transferimin e suksesshëm të diturisë profesionale, përvojës dhe mësimeve si dhe përfshirjen e tyre në punën e QMK-së.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm, si dhe prezantimi i aktiviteteve aktuale dhe aktiviteteve strategjike të QMK.