Për shkak të temperaturave të larta që priten këto ditë, rritet rreziku i shpërthimit të zjarreve në vende të hapura.

Qendra për menaxhim me kriza i apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur vizitojnë vende të hapura apo gjatë aktiviteteve të punës në pyje dhe vende të tjera dhe mos të përdorin materie zjarrvënese, të cilat mund të shkaktojnë zjarre të përmasave të mëdha.

Në të njëjtën kohë, i përkujtojmë qytetarët nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta ku është prezent zjarri ose tymi, menjëherë të informojnë shërbimet kompetente në institucionet më të afërta ose të paraqiten në numrin e telefononit 195 si numër për thirje emergjente të Qendrës për menaxhim me kriza

Apelojmë popullatën ky numër të mos keqpërdoret për thirrje mashtruese që do të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme për paqen, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.