Sot në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takimi i parë i trupit koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në periudhën e ardhshme, sipas konkluzionit të takimit të 2-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në Sistemin për menaxhim të krizave, që u mbajt më 19.07.2017, në hapsirta e Qendrës për menaxhim me kriza.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP Pyjet e Maqedonisë, Policia pyjore, NP për ekonomizimin me kullotat dhe BNJVL.
Përfaqësuesi i QMK për koordinimin e këtij trupi operativ, e udhëhoqi mbledhjen, në të cilën u operacionalizuan pikat e konkluzioneve të Komitetit Drejtues, që kanë të bëjnë me dukurinë eventuale të zjarreve në të hapur, për koordinim në kohë të aktiviteteve që synojnë marrjen e masave të aktiviteteve të përshtatshme për të parandaluar dukurinë e zjarreve në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhje u sollën konkluzionet për masat dhe aktivitetet e mëtejshme për ballafaqim me zjarret në periudhën e ardhshme.