Sot në Qendrën për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë u mbajt mbledhje e trupit koordinues-operativ për ballafaqim me zjarret e formuar nga Komiteti Drejtues. Në prani të drejtorit të QMK, mr. Agron Buxhaku, udhëheqësi i trupit koordinues-operativ Dragi Tarçugovski dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që marin pjesë në ballafaqimin me zjarret, në këtë mbledhje u rishikuan masat dhe aktivitetet për përmirësimin e koordinimit në mes subjekteve në SMK.