Rajoni i Shkupit
Në komunën Saraj, rrugët për në të gjithë fshatrat janë të kalueshme, vetëm për në fshatrat Paniçar dhe Raoviç trafiku është i rregullt me përdorimin e pajisjeve dimërore.
Rajoni i Manastirit
Në komunën e Manastirit, të gjitha rrugët janë të kalueshme pa ndalesa për qarkullim. Rrugët drejt vendbanimeve në komunën e Manastirit janë të kalueshme në kushte dimrore. Për momentin, rruga për në fshatin Gopesh është duke u pastruar, ndërsa rruga për në fshatin Orehovo do të pastrohet nesër. Rrugët për në ski-qendrat Pelister dhe Nizhepole janë të kalueshme. Në Manastir, "JKP Komunalec" pastron shtigjet për këmbësorë dhe rrugët në çarshinë e vjetër të qytetit dhe Shirok Sokak, dhe "NP Parkingje" pastron parkingjet e hapura dhe të mbyllura në qytet.
Në zonën e komunës së Mogila, të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimrore. "NPK Pella Higiena" po pastrojnë rrugët lokale në vendbanime.
Në zonën e komunës së Novaci, të gjitha rrugët në vendbanimet fushore janë të kalueshme në kushte dimrore, dhe për momentin i gjithë mekanizimi i disponueshëm i "NP Komunallna Higiena" po punon në pastrimin e rrugës për në fshatrat Mariovës (Staravina, Gradeshnica, Budimirci, Zoviq dhe Grunishte) dhe do të përfundojë gjatë ditës.
Në territorin e komunës së Demir Hisarit, "NPK Komunalec" -Demir Hisar është duke punuar në pastrimin e rrugëve.
Rajoni i Ohrit
Trafiku në të gjitha rrugët rajonale zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime. Rruga lokale përmes Malësisë në komunën e Strugës nga fshati Mislodezda deri në fshatin Zbazhdi është e pakalueshme, si dhe rruga nga fshati Borovec në fshatin Jablanica. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë problem përveç në komunën e Dibrës dhe në një pjesë të Q. Zhupës ku uji i pijshëm është akoma i turbulluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.
Rajoni i Velesit
Në komunën e Velesit, të gjitha rrugët dhe rrugicat janë të kalueshme dhe nuk ka bllokim të trafikut. Nga "Rrugët e Maqedonisë" -Veles njoftojnë se gjatë natës, për të parandaluar ngricat, ata ndërhyjnë me kripë dhe rërë në rrugët për në Shtip, rruga regjionale për në Gradsko, drejt Liqenit Mlladost, në autostradë.
Në rajonin e komunës së Çashkës mbrëmë është ndërhyrë në rrugën Drenovo - Jabolçistë e epërme me lërim dhe kripë. Ndërhyrja u bë edhe për Bogomilën dhe nuk ka bllokim.
Në zonën e komunave të Kavadarcit dhe Rosomanit, gjatë natës ndërhyri shërbimi dimëror për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave për pastrimin dhe kripëzimin e rrugëve (1 automjet në pjesën kodrinore-malore, 1 automjet drejt fshatrave: Resava, Begnishte, Drenovo dhe Dabnishte dhe 1 automjet në qytet dhe fshatrat në pjesën fushore Në orët e mëngjesit përsëri është intervenuar në të njëjtat rrugë me të njëjtat automjete, 1 automjet u dërgua për të ndërhyrë në rrugën Ladno Dolçe-Stragovo-Kërnjevo dhe 1 automjet në rrugën për në vendpushimin "Mihajlovo" "Rrugët e Maqedonisë" - pika Negotino, gjatë natës dhe në orët e mëngjesit me 2 kamionë janë ndërhyrë në rrugët: Kavadarci-Mushov Grob-Mrezhiçko dhe në rrugën Gradsko - Prilep deri në tunelin Farish. Të gjitha rrugët janë të kalueshme për trafikun.
Rajoni i Kumanovës
Shtrati i lumit Kriva në afërsi të fshatrave Beljakovce, Dovezence dhe Jaçince dhe Kleçovce është kthyer në shtratin e lumit dhe për momentin ekipet e SHA Kumanovë në terren në Lipkovo po punojnë për formimin e një muri në të dy anët e shtratit të lumit, duke tërhequr masën prej druri që bllokon lumin dhe gjatë ditës pritet të arrihet tek ura mbi lumin Krtiva afër fshatit Kleçovce me punët e korrigjimit të shtratit të lumit. Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, tashmë është kthyer në gjendjen e tij normale, dhe urat në rrjedhën e poshtme përgjatë rrjedhës së tij janë çliruar nga masa prej druri. Të gjitha institucionet në komunat e Kumanovës dhe Staro Nagoricane janë kontaktuar dhe koordinuar, dhe për momentin ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane janë në terren me mekanizim dhe po ndërmarrin veprime për nxjerrjen e një mase druri nga shtrati i lumit afër fshatrave Pelince, Koince dhe Dragomance për të liruar shtratin e lumit dhe të mundësojë në periudhën e mëvonshme SHA Ekonomia e ujit Kumanovë fushë Likovë qasje për rregullimin e plotë të shtratit të lumit në rrjedhën e poshtme nga fshati Pelince në urë mbi lumin Pçinja pranë fshatit Dragomance.
Në zonën e komunës së Kriva Pallankës, u mor njoftim se të gjitha rrugët rajonale dhe lokale janë të kalueshme. Nga "Rrugët e Maqedonisë" - Kriva Palanka, njoftojnë se për momentin janë të angazhuar në pastrimin e borës në drejtim të fshatrave Cërcorija e Vogël dhe e Madhe drejt vendkalimit kufitar Golesh, drejt Republikës fqinje të Serbisë. Për momentin, ka shkuar një makinë për pastrimin e rrugës drejt fshatit German, ku rruga është e kalueshme, por po bëhet pastrimi i borës të reshjeve të borës që ranë gjatë orëve të djeshme dhe të mbrëmjes.
Në zonën e komunës së Kratovës, në pjesën malore deri në fshatin Kavrak, rruga është e mbuluar me dëborë dhe trafiku zhvillohet me automjete për teren.
- Детали
- Посети: 554
Rajoni i Shkupit
Uji nga lumi Vardar që rrodhi në zonën e fshatrave Zelenikovo, Oreshani dhe Taor është tërhequr dhe situata është normalizuar.
Rajoni i Manastirit
Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një rënie shtesë të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin mund të konsiderohet se është një nivel normal i lumit për këtë periudhë të vitit dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku u rregullua argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir.
Në zonën e komunës së Demir Hisarit, gjithandej ka mbulesë të vogël bore e cila nuk është e madhe. Trafiku zhvillohet në kushte të vështira drejt vendeve malore.
Rajoni i Ohrit
Nivelet e lumenjëve dhe rrjedhave të ujit në këtë rajon janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Në komunën e Dibrës dhe një pjesë e Qendër Zhupës, uji i pijshëm është akoma i turbuluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit. Reshjet e borës janë minimale dhe nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin normal të trafikut.
Rajoni i Tetovës
Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, gjendja me zonat e përmbytura është normalizuar. Nuk ka shi të ri kështu që uji tërhiqet nga vendet e përmbytura dhe niveli i ujit të lumenjve ulet.
Rajoni i Velesit
Në komunën e Velesit, niveli i lumit Vardar në Veles është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes. Është marur informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte, Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturina të degëve të drunjëve. Për këtë situatë janë informuar Ekonomia e ujrave Tikvesh dhe komuna e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar situatën.
Rajoni i Shtipit
Trafiku rajonal dhe lokal i udhëtarëve zhvillohet në mënyrë të rregullt, përveç në rrugën regjionale Koçani - Makedonska Kamenicë, ku për shkak të një rrëshqitje të madhe të gurëve në rrugë në vendin e quajtur Draka maalo afër fshatit Kalimanci, rruga u mbulua dhe trafiku u ndërpre plotësisht për 2 ditë .Gjatë ditës së djeshme nga ora 13:00, trafiku është normalizuar. U ndërtua një korsi e tretë në gjatësi prej 100 m. në rrugën A3 Koçani - M. Kamenicë, në seksionin nga Istibanja deri në digën Kalimanci, në v.q. Ajduçki Kamen.
Rajoni i Kumanovës
Në orët e kaluara gjatë ditës dhe natës në territorin e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçane dhe Likovës situata hidrometeorologjike ishte stabile.
Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, është zvogluar në mënyrë drastike dhe gjithnjë e më shumë kthehet në gjendjen e mëparshme normale, ndërsa prurja e masës së ujit në rrjedhën Koinski dhe Dragoman nuk është më. Janë kontaktuar dhe koordinuar të gjitha institucionet në komunat e Kumanovës dhe Staro Nagoriçane, kurse për momentin në teren me mekanizëm janë ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane dhe po ndërmarrin veprime në fshatrat Pelince, Koince dhe Dragomance.
Në Kriva Rekë afër fshatrave Dovezence, Jaçince dhe Kleçovce, SHA Ekonomia e ujërave Kumanovë, po punoheshte në heqjen e pengesave nga bimësia dhe bërjen e argjinaturave, për rrjedhje normale dhe në këtë mënyrë bën heqjen e mundësisë së derdhjes shtesë së të njëjtës.
Nga Rankovce informojnë se në territorin e komunës Rankovce në fshatin Vetunica janë zhvendosur 2 lëshime të ujit dhe në dy vende në lumin Vetuniçka, ka marë një urë në rrugën rajonale në fshatin Vetunica afër v.q. Markova Kuqa në lumin Vetuniçka, (e bërë nga lëshimet e ujit) në rrugën rajonale në fshatin Vetunica të Kriva Rekës. Përfaqësuesit e Komunës dhe NP Ekonomia e Ujërave Kumanoë dhe Fusha e Likovës PE Kriva Palanka do të ndërmarrin aktivitete për riparim pas uljes së nivelit të ujit.
Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara, uji nga Kriva Reka ka tejmbushur një urë (e ndërtuar me shasi). Masat do të merren pas uljes së nivelit të ujit.
Në komunën e Kratovës në fshatin Kuklica, për shkak të tejmbushjes së Kriva Rekës, është e vështirë kalimi në urën mbi lumë.
- Детали
- Посети: 1158
Sipas informacioneve të marra nga Qendrat rajonale për menaxhim me kriza, dhe subjektet tjera në nivelin lokal, situata me rrjedhat ujore deri tani është stbile. Sipas informacioneve nga stacionet hidrologjike në të gjithë vendin, vërehet ulja e nivelit të ujit në të gjithë lumenjtë, dhe në ditët në vijim pritet gradualisht të stabilizohet niveli i ujit.
Rajoni i Shkupit
Uji nga lumi Vardar që buronte në zonën e fshatrave Zelenikovë, Oreshan dhe Taor është tërhequr dhe situata është normalizuar.
Rajoni i Manastirit
Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një rënie shtesë të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin mund të konsiderohet se është një nivel normal i lumit për këtë periudhë të vitit dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku u rregullua argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir.
Në zonën e komunës së Demir Hisarit, gjithandej ka mbulesë të vogël bore e cila nuk është e madhe. Trafiku zhvillohet në kushte të vështira drejt vendeve malore.
Rajoni i Ohrit
Nivelet e lumenjëve dhe rrjedhave të ujit në këtë rajon janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Në komunën e Dibrës dhe një pjesë e Qendër Zhupës, uji i pijshëm është akoma i turbuluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.
Rajoni i Tetovës
Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, gjendja me zonat e përmbytura është normalizuar. Nuk ka shi të ri kështu që uji tërhiqet nga vendet e përmbytura dhe niveli i ujit të lumenjve ulet.
Rajoni i Velesit
Në komunën e Velesit, niveli i lumit Vardar në Veles është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes. Është marur informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte, Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturina të degëve të drunjëve. Për këtë situatë janë informuar Ekonomia e ujrave Tikvesh dhe komuna e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar situatën.
Rajoni i Shtipit
Trafiku rajonal dhe lokal i udhëtarëve zhvillohet në mënyrë të rregullt, përveç në rrugën regjionale Koçani - Makedonska Kamenicë, ku për shkak të një rrëshqitje të madhe të gurëve në rrugë në vendin e quajtur Draka maalo afër fshatit Kalimanci, rruga u mbulua dhe trafiku u ndërpre plotësisht për 2 ditë . Sot, nga ora 13:00, trafiku është normalizuar. U ndërtua një korsi e tretë në gjatësi prej 100 m. në rrugën A3 Koçani - M. Kamenicë, në seksionin nga Istibanja deri në digën Kalimanci, në v.q. Ajduçki Kamen.
Rajoni i Kumanovës
Në orët e kaluara gjatë ditës dhe natës në territorin e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçane dhe Likovës situata hidrometeorologjike ishte stabile.
Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, zvogëlohet në mënyrë drastike dhe gjithnjë e më shumë kthehet në gjendjen e mëparshme normale, ndërsa prurja e masës së ujit në rrjedhën Koinski dhe Dragoman nuk është më. Për momentin në teren me mekanizëm janë ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane dhe po ndërmarrin veprime në fshatrat Pelince, Koince, Dragomance dhe Makreshna.
Në Kriva Rekë afër fshatrave Dovezence, Jaçince dhe Kleçovce, SHA Ekonomia e ujërave Kumanovë po punon në heqjen e pengesave nga bimësia dhe bërjen e argjinaturave, për rrjedhje normale dhe në këtë mënyrë bën heqjen e mundësisë së derdhjes shtesë së të njëjtës.
- Детали
- Посети: 1807
Rajoni i Manastirit
Në komunën e Manastirit ka rënie të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin nuk ka rrezik që të derdhet lumi në vendin ku është rregulluar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir. Nga NPK Ujësjellësi raportojnë se punonjësit e kujdestarisë në stacionin e pompimit rregullisht kontrollojnë situatën.
Gjatë ditës së djeshme, NP Bitollsko Pole dërgoi një makinë ndërtimi (ekskavator) për të pastruar shtratin e lumit Velushka e cila u derdh dhe përmbyti fermën e pulave në fshatin Porodin. Puna e kullimit të ujit nga sallat e fermës ka përfunduar dhe uji është shteruar plotësisht.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë është normal dhe pa probleme.
Rajoni i Strumicës
Në komunën e Radovishit, pas të reshurave të shiut, në lumin Sirava në grykëderdhjen e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës me fshatin Podaresh dhe fshatin Smilanci është e kalueshme vetëm për automjete të terenit. Në këtë drejtim rrugor janl të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës si rezultat i lagështisë së lartë të vendit. Kalimi i rrugës në drejtim të fshatit Podaresh – f.Smilanci do të rregullohet posa të krijohen kushtet e punës, pra pas tërheqjes së ujit.
Rajoni i Velesit
Vërehet rënie në nivelin e lumit Vardar në Veles, duke pasur parasysh që reshjet e shiut janë ndalur, dhe tendenca është që të vazhdohet të ulet niveli dhe të stabilizohet niveli i ujit. Keji i rregulluar i Lumit Vardar afër Malo Movçe, më saktësisht niveli i poshtëm i shëtitores është përmbytur, kjo ka ndodhur kur ka pasur një valë tronditëse, gjegjësisht kur ishte niveli më i lartë i ujit në lumit Vardar.
Rajoni i Kumanovës
Në territorin e komunës Rankovce në fshatin Vetunica ekzistojnë 2 ujëvara në dy vende në lumin Vetuniçka, ka marë një urë në një rrugë rajonale në fshatin Vetunica afër Markova Kuqa në lumin Vetunicka, Përfaqësuesit e komunës dhe NP Ekonomia e Ujit Kumanovë – fusha e Likovës - NP Kriva Palanka do të ndërmarrin aktivitete për riparim pas uljes së nivelit të ujit.
Në fshatin Ginovce, komuna e Rankovcës, ka rrjedhur një luginë e thatë dhe uji është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha afër, autoritetet nga VL Rankovce gjatë ditës ose në ditët në vijim do të marrin masa për të rregulluar situatën.
Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara (Mulli i vjetër i miellit) nga Kriva Reka ka mbushur urën (e ndërtuar me shasi). Masat do të merren pas uljes së nivelit të ujit.
Në komunën e Kratovës, për shkak të reshjeve të shiut, uji nga ujësjellësi i qytetit është i turbulluar, kështu që për shkak të klorizimit, ka pasur ndërprerje në disa pjesë të qytetit.
Në fshatin Kuklica, për shkak të derdhjes së Kriva Rekës, është e vështirë të kalosh urën mbi lumë.
Trafiku në drejtimin rrugor drejt fshatit Krilatica - v. Rankovci nuk zhvillohet për shkak të dëmtimit të urës në Kriva Rekë.
QRMK - Ohër, transmeton informacionin nga NP "Vodovod" dhe NP "Standard" ku theksohet se uji në Strugë, Dibër dhe pjesë të Qendër Zhupës është akoma e turbulluar. Rekomandohet zierja para përdorimit.
- Детали
- Посети: 1790