Sipas informacioneve të marra nga Qendrat rajonale për menaxhim me kriza, dhe subjektet tjera në nivelin lokal, situata me rrjedhat ujore deri tani është stbile. Sipas informacioneve nga stacionet hidrologjike në të gjithë vendin, vërehet ulja e nivelit të ujit në të gjithë lumenjtë, dhe në ditët në vijim pritet gradualisht të stabilizohet niveli i ujit.

Rajoni i Shkupit

Uji nga lumi Vardar që buronte në zonën e fshatrave Zelenikovë, Oreshan dhe Taor është tërhequr dhe situata është normalizuar.

Rajoni i Manastirit

Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një rënie shtesë të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin mund të konsiderohet se është një nivel normal i lumit për këtë periudhë të vitit dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku u rregullua argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir.

Në zonën e komunës së Demir Hisarit, gjithandej ka mbulesë të vogël bore e cila nuk është e madhe. Trafiku zhvillohet në kushte të vështira drejt vendeve malore.

Rajoni i Ohrit

Nivelet e lumenjëve dhe rrjedhave të ujit në këtë rajon janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Në komunën e Dibrës dhe një pjesë e Qendër Zhupës, uji i pijshëm është akoma i turbuluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.

Rajoni i Tetovës

Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, gjendja me zonat e përmbytura është normalizuar. Nuk ka shi të ri kështu që uji tërhiqet nga vendet e përmbytura dhe niveli i ujit të lumenjve ulet.

Rajoni i Velesit

Në komunën e Velesit, niveli i lumit Vardar në Veles është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes. Është marur informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte, Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturina të degëve të drunjëve. Për këtë situatë janë informuar Ekonomia e ujrave Tikvesh dhe komuna e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar situatën.

Rajoni i Shtipit

Trafiku rajonal dhe lokal i udhëtarëve zhvillohet në mënyrë të rregullt, përveç në rrugën regjionale Koçani - Makedonska Kamenicë, ku për shkak të një rrëshqitje të madhe të gurëve në rrugë në vendin e quajtur Draka maalo afër fshatit Kalimanci, rruga u mbulua dhe trafiku u ndërpre plotësisht për 2 ditë . Sot, nga ora 13:00, trafiku është normalizuar. U ndërtua një korsi e tretë në gjatësi prej 100 m. në rrugën A3 Koçani - M. Kamenicë, në seksionin nga Istibanja deri në digën Kalimanci, në v.q. Ajduçki Kamen.

Rajoni i Kumanovës

Në orët e kaluara gjatë ditës dhe natës në territorin e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçane dhe Likovës situata hidrometeorologjike ishte stabile.

Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, zvogëlohet në mënyrë drastike dhe gjithnjë e më shumë kthehet në gjendjen e mëparshme normale, ndërsa prurja e masës së ujit në rrjedhën Koinski dhe Dragoman nuk është më. Për momentin në teren me mekanizëm janë ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane dhe po ndërmarrin veprime në fshatrat Pelince, Koince, Dragomance dhe Makreshna.

Në Kriva Rekë afër fshatrave Dovezence, Jaçince dhe Kleçovce, SHA Ekonomia e ujërave Kumanovë po punon në heqjen e pengesave nga bimësia dhe bërjen e argjinaturave, për rrjedhje normale dhe në këtë mënyrë bën heqjen e mundësisë së derdhjes shtesë së të njëjtës.