Qendra për menaxhim me kriza, QMK, organizoi dhe mbajti seancën e dhjetë të Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza (që nga shpallja e gjendjes së krizës) përmes lidhjes së video konferecës. Me Shtabin, si organ trup operativ profesional në QMK që udhëheq dhe koordinon me aktivitetet për parandalim dhe menaxhimin me situatat e krizës, u udhëhoq nga U.D. drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov.

Në seancë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, SMK, të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza dhe disa prej ekspertëve nga QMK. Përveç temës kryesore për masat e ndërmarra dhe aktivitetet për ballafaqim me gjendjen e krizës nga sëmundja infektive KOVID-19, e cila u shpall në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u rishikua situata aktuale me reshjet e mëdha të shiut në vend nga e cila për momentin nuk ka ndonjë rrezik nga përmbytjet më të mëdha në shtet.

Pastaj, u rishikuan dhe azhuruan masat e ndërmarra dhe aktivitetet e caktuara të institucioneve deri më tani, në pajtim me Plan -Veprimin, i cili synon veprim më të madh dhe më gjithëpërfshirës në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit nga përhapja e sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV -2 ”, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës. Ajo përpiqet të bëhet përmes masave dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse të koordinuara të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimit racional dhe efikas të resurseve kombëtare në dispozicion, aktualisht, si dhe për periudhën e ardhshme të mundshme, në drejtim të aktiviteteve të koordinuara për vaksinimin e ardhshëm. Gjithashtu, është theksuar apeli i tanishëm i Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut për ndjekje maksimale të mëtejshme të udhëzimeve dhe ndalesave për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe në punën e saj, përveç punës dhe koordinimit të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kyqur në mënyrë të përshtatshme edhe përfaqësues të tjerë të organizatave të shoqërisë civile si bashkëpunëtorë të jashtëm në sektorin joqeveritar, siç theksoi Angellov, është zgjerimi i frontit për të luftuar pandeminë në një linjë të organizuar në mënyrë optimale edhe me OJQ-të që janë një resurs i rëndësishëm i shoqërisë.