Rajoni i Shkupit

Uji nga lumi Vardar që rrodhi në zonën e fshatrave Zelenikovo, Oreshani dhe Taor është tërhequr dhe situata është normalizuar.

Rajoni i Manastirit

Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një rënie shtesë të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin mund të konsiderohet se është një nivel normal i lumit për këtë periudhë të vitit dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku u rregullua argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir.

Në zonën e komunës së Demir Hisarit, gjithandej ka mbulesë të vogël bore e cila nuk është e madhe. Trafiku zhvillohet në kushte të vështira drejt vendeve malore.

Rajoni i Ohrit

Nivelet e lumenjëve dhe rrjedhave të ujit në këtë rajon janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Në komunën e Dibrës dhe një pjesë e Qendër Zhupës, uji i pijshëm është akoma i turbuluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit. Reshjet e borës janë minimale dhe nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin normal të trafikut.

Rajoni i Tetovës

Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, gjendja me zonat e përmbytura është normalizuar. Nuk ka shi të ri kështu që uji tërhiqet nga vendet e përmbytura dhe niveli i ujit të lumenjve ulet.

Rajoni i Velesit

Në komunën e Velesit, niveli i lumit Vardar në Veles është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes. Është marur informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte, Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturina të degëve të drunjëve. Për këtë situatë janë informuar Ekonomia e ujrave Tikvesh dhe komuna e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar situatën.

Rajoni i Shtipit

Trafiku rajonal dhe lokal i udhëtarëve zhvillohet në mënyrë të rregullt, përveç në rrugën regjionale Koçani - Makedonska Kamenicë, ku për shkak të një rrëshqitje të madhe të gurëve në rrugë në vendin e quajtur Draka maalo afër fshatit Kalimanci, rruga u mbulua dhe trafiku u ndërpre plotësisht për 2 ditë .Gjatë ditës së djeshme nga ora 13:00, trafiku është normalizuar. U ndërtua një korsi e tretë në gjatësi prej 100 m. në rrugën A3 Koçani - M. Kamenicë, në seksionin nga Istibanja deri në digën Kalimanci, në v.q. Ajduçki Kamen.

Rajoni i Kumanovës

Në orët e kaluara gjatë ditës dhe natës në territorin e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçane dhe Likovës situata hidrometeorologjike ishte stabile.

Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, është zvogluar në mënyrë drastike dhe gjithnjë e më shumë kthehet në gjendjen e mëparshme normale, ndërsa prurja e masës së ujit në rrjedhën Koinski dhe Dragoman nuk është më. Janë kontaktuar dhe koordinuar të gjitha institucionet në komunat e Kumanovës dhe Staro Nagoriçane, kurse për momentin në teren me mekanizëm janë ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane dhe po ndërmarrin veprime në fshatrat Pelince, Koince dhe Dragomance.

Në Kriva Rekë afër fshatrave Dovezence, Jaçince dhe Kleçovce, SHA Ekonomia e ujërave Kumanovë, po punoheshte në heqjen e pengesave nga bimësia dhe bërjen e argjinaturave, për rrjedhje normale dhe në këtë mënyrë bën heqjen e mundësisë së derdhjes shtesë së të njëjtës.

Nga Rankovce informojnë se në territorin e komunës Rankovce në fshatin Vetunica janë zhvendosur 2 lëshime të ujit dhe në dy vende në lumin Vetuniçka, ka marë një urë në rrugën rajonale në fshatin Vetunica afër v.q. Markova Kuqa në lumin Vetuniçka, (e bërë nga lëshimet e ujit) në rrugën rajonale në fshatin Vetunica të Kriva Rekës. Përfaqësuesit e Komunës dhe NP Ekonomia e Ujërave Kumanoë dhe Fusha e Likovës PE Kriva Palanka do të ndërmarrin aktivitete për riparim pas uljes së nivelit të ujit.

Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara, uji nga Kriva Reka ka tejmbushur një urë (e ndërtuar me shasi). Masat do të merren pas uljes së nivelit të ujit.

Në komunën e Kratovës në fshatin Kuklica, për shkak të tejmbushjes së Kriva Rekës, është e vështirë kalimi në urën mbi lumë.