Në Ditën Botërore të migrantëve, 20 qershor, në kuadër të projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, e zbatuar nga Shoqata e Maqedonisë të juristëve të ri, në bashkëpunim me Portën e Hapur – Open Gate: La Strada Macedonia, nën moton KRIJO SHPRESË, është mbajtur pazar humanitar për punime dore të përgatitura nga refugjatët.

Gjithsej 139 njerëz refugjatë dhe migrantë kanë përpunuar mbi 100 copë bizhuteri, stoli dhe foto si pjesë e 15 punëtorive të terapisë së artit që mbahen në qendrat e tranzitit Tabanovcë dhe Vinojug si dhe në qendrën e pranimit në Vizbeg.

Punimet e dorës do të jenë në shitje, kurse mjetet e mbledhura do të përdoren për të mbështetur nevojat e refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni.

Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku.

 

 

Më 29 mars 2017, në Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtori mr. Agron Buxhaku, realizoi takim pune me përfaqësues të "Karitas Maqedoni".

      Në takim tema kryesore ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm në ballafaqimin e krizës së emigrantëve, refugjatëve. Gjithashtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim nëse eventualisht mund të ketë fluks të ri të refugjatëve / emigrantëve. Nga të dyja palët u shpreh dëshira për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm dhe të suksesshëm.

Me rastin e 22 marsit - Ditës së Ujit dhe 23 mars – Dita meteorologjike botërore e, përfaqësues nga Qendra për menaxhim me kriza në ftesë të Drejtorit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, morrën pjesë në festimin e dy festave me aktivitetete që u mbajtën në liqenin Matka. Duke theksuar ditët jubilare, u realizua me punë duke kryer matje hidrometrike të rrjedhës së ujërave të lumit Treska për herë të parë duke përdorur një instrument të ri hidrometrik, dhuruar nga UNDP-ja.

       Me rastin e ditës së ujërave, pavarësisht matjes së rrjedhës së ujit të lumit Treska, në këtë festim u bashkangjitën edhe shoqata e zhytësve "Vrello", që realizuan zhytje atraktive dhe duke nxjerrur një platformë të përmbytur nga ujërat e liqenit Matka.

Pas përfundimit të aktiviteteve të punës, të pranishmëve iJu drejtua, Drejtori i DPHM, mr. Oliver Romevski, i cili theksoi rëndësinë e institucionit DPHM dhe qasjen shkencore që punonjësit e praktikojnë në monitorimin e fenomeneve natyrore, sidomos përshkak të zbulimit të hershëm apo parashikimin e rreziqeve të shkaktuara nga kushtet negative hidrimeteorologjike dhe përshkak të parandalimit të institucioneve për të parandaluar ose zvogëluar pasojat.

Sot, 06.04.2017, në Hotel Kontinental, Shkup, është mbajtur punëtori në kuadër të IPA DRAM projektit për "Vlerësimin dhe planifikimin e rrezikut nga fatkeqësitë" (Disaster Risk Assessment and Mapping).

 Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ëhtë kahëzuar drejt përmirësimit të efektivitetit dhe koherencës së sistemeve kombëtare për menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat, në segmentin e mbledhjes së të dhënave për humbjet nga katastrofat, vlerësimi dhe planifikimi i rreziqeve që mund të shkaktojnë fatkeqësi, si dhe harmonizimi dhe integrimi i politikave kombëtare të vendeve që marin pjesë në këtë projekt me politikat e BE-së të kësaj fushe, siç janë Mekanizmi i mbrojtjes civile të BE. Qëllimi përfundimtar që duhet të arrihet nga ky projekt është ndërtimi i kapaciteteve për implementimin e plotë të "Udhëzimeve të BE-së për vlerësim dhe planifikimim të rrezikut" dhe duke bërë vlerësimin e kërcënimeve nga të gjitha rreziqet (All Risk Approach), si standarde të detyrueshme për shtetet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në fillim të kësaj punëtorie, fjalë hyrëse kishte drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku i cili shprehu mirënjohje për konsorciumin e projektit, që është përbërë nga përfaqësues të institucioneve të lidhura nga Suedia, Italia, Sllovenia dhe Kroacia, për kyçjen e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet që janë të paraparë në këtë projekt.                                                  

Ai gjithashtu shprehi besimin se karakteri multishfrytëzues i projektit do të kontribuojë në forcimin e përputhshmërisë dhe interoperabilitetit të vendeve të rajonit që janë pjesë e këtij projekti: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Sërbia dhe Turqia, gjithashtu theksoi se Qendra për menaxhim me kriza, si partner në zbatimin e këtij projekti do të investoj gjithë kapacitetin me qëllim që të siguroj koordinim të duhur në implementimin e aktiviteteve të parapara kombëtare dhe rajonale.