Sot, në hapësirat e Komunës së Strugës shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi priti në takim shefin e kabintetit të drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza z. Ferik Beluli dhe pranoi mirënjohje në emër të Kryetarit Merko.
Beluli tha se Qendra për menaxhim me kriza falënderon Komunën e Strugës, e në veçanti Kryetarin Ramis Merko për bashkëpunimin dhe punën e palodhshme deri më tani si dhe për kontributin e dhënë si Kryetar i shtabit komunal për parandalim dhe menaxhim të përhapjes së virusit KOVID 19 në territorin e Komunës së Strugës.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Strugës z.Nasufi, poashtu shprehu faleminderim për bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në menaxhimin e kësaj situate kaq të vështire dhe potencoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tutje sepse lufta me KOVID 19 nuk ka përfunduar ende.
- Детали
- Посети: 215
Më 5 tetor 2005, Qendra për menaxhim me kriza filloi të funksionojë si një organ i pavarur i administratës shtetërore. Nga ajo datë e deri më sot, kanë kaluar 15 vjet, të mbushura me aktivitete të shumta dhe rezultate të arritura.
Në pesëmbëdhjetë vitet e kaluara kemi shembuj të shumtë ku Qendra për menaxhim me kriza ka arsyetuar ekzistencën e saj duke menaxhuar me sukses një seri situatash krizash dhe kushtesh në të cilat rrezikohej jeta njerëzore dhe të mirat materiale. Qendra kishte një rol veçanërisht të rëndësishëm gjatë disa situatave të shpallura të krizës.
Gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur disa situata krize, dhe situata e fundit e krizës u shpall në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupës në Mars të vitit 2020 për nevojën e marrjes së masave shtesë nga përhapja e Koronavirusit Kovid 19.
QMK shënon jubileun e saj në një kohë kur Maqedonia dhe bota po përballen me pandeminë Covid 19 dhe për shkak të situatës së Koronavirusit, Qendra për Menaxhim me Kriza ka vendosur që festimin tradicional të 15 viteve të ekzistencës të ndajë mirënjohje për individë të profesionit, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza dhe janë kredituar në proceset për avansimin e Sistemit si dhe në parandalimin, paralajmërimin e hershëm, ballafaqimin dhe tejkalimin e pasojave gjatë aksidenteve dhe katastrofave.
- Детали
- Посети: 220
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku, sot pati takim pune me punonjësit e QRMK Strumicë.
Përveç inspektimit të aktiviteteve të rregullta të QRMK Strumicë, Drejtori pa mundësitë hapësinore dhe teknike, si dhe kapacitetet njerëzore për instalimin e numrit falas 112 në njërën nga qendrat që është parashikuar nga projekti.
Implementimi i sistemit për thirrje emergjente E-112 pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2020
QRMK Strumicë është një nga qendrat operative në sistemin E-112, i cili duhet të përshtatet teknikisht për të marrë thirrje emergjente, si dhe për të koordinuar me policinë, shërbimet e ndihmës së shpejtë, forcat e zjarrfikësve dhe ekipet e mbrojtjes dhe shpëtimit gjatë reagimit në raste të emergjencave.
Instalimi i këtij numri buron nga detyrimi për të zbatuar praktikën e Bashkimit Evropian për krijimin e një sistemi për komunikim dhe informacion dhe një numër të vetëm urgjent evropian në të gjitha vendet e unionit euripian.
- Детали
- Посети: 196
Sot, 23.09.2009, në hapsirat e Qendrës së për menaxhim me kriza, u mbajt takim pune me zyrtarë të lartë të Zyrës së Agjencisë për bashkëpunim ndërkombëtar të Japonisë (JICA) për Ballkanin. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për ndryshimin e pozitës më të lartë në këtë zyrë, përkatësisht Përfaqësuesi aktual i deritanishëm i JICA për Ballkanin Z. Hideja Kobajashi ka përfunduar me obligimet e tij, kurse përfaqësuesi i sapoemëruar, Z. Takeiçi Xhiro, merr këtë obligim.
Përfaqësuesit e lartë të JICA-s për Ballkanin u mirëpritën nga Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Z. Agron Buxhaku, dhe dr. Stevko Stefanoski, udhëheqës për bashkëpunim të projektit me JICA. Drejtori i QMK shprehu falenderime për mbështetjen afatgjatë të JICA në realizimin e disa projekteve, si dhe angazhimin që QMK si institucion në të ardhmen, do të vazhdojë të punojë me zell në zbatimin e projektit aktual për zbatimin e "Zgjidhjeve eko-sistemit në zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat ”, që duhen të realizohen deri në vitin 2022.
Udhëheqësi i projektit, dr. Stevko Stefanoski, përfaqësuesit e lartë të JICA i informoi për aktivitetet në vazhdim që do të realizohen në disa lokacione të projektit, progresin e arritur, si dhe aktivitetet e planifikuara deri në fund të vitit 2019. Në takim gjithashtu u diskutua për Seminarin e ardhshëm rajonal për vendet e Ballkanit, i cili do të mbahet në fund të tetorit në Shkup, të organizuar nga QMK dhe JICA.
- Детали
- Посети: 188