Sot, më 19 korrik 2019 u mbajt takim pune në Qendrën për menaxhim me kriza me përfaqësuesit e Zyrës së UNHCR-së, znj. Monika Sandri dhe z. Tihomir Nikollovski. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, z. Agron Buxhaku, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin shumëvjeqar dhe të vazhdueshëm dhe mbështetjen e ndërsjellë, sidomos gjatë krizës së refugjatëve që nga fillimi i vitit 2015 deri më tani. Në takim gjithashtu u shkëmbyen informacione mbi gjendjen aktuale të tranzitit dhe qëndrimit të emigrantëve / refugjatëve në vend, si dhe mënyra për funksionim sa më efikas të qendrave pranuese në kufijtë jugorë dhe veriorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo sfidë e madhe me të cilën ballafaqohet Republika e Maqedonisë së Veriut kërkon koordinim dhe përgjegjësi të përbashkët, përshkak se bashkëpunimi me organizatat kombëtare, ndërkombëtare, joqeveritare dhe humanitare është veçanërisht e rëndësishme gjatë ballafaqimit me krizën me emegrantët që ka aspekt humanitarë. Lidhur me krizën aktuale të refugjatëve, autoritetet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se po ndjekin vlerat dhe politikat evropiane të Kombeve të Bashkuara.