Në periudhën prej datës 16-19.07.2019, Qendra për menaxhim me kriza me përfaqësuesin e tij morri pjesë në Konferencën koordinative përfundimtare të ushtrimit "Joint Reaction 19", që u realizua në Tiranë, Republika e Shqipërisë." Joint Reaction 19" është një ushtrim i asistuar me kompjuter për ndihmë rajonale gjatë ballafaqimit me situatat emergjente dhe në të njëjtën kohë ushtrim në terren që do të realizohet në periudhën prej datës 21 deri 24 tetor 2019.Përveç përfaqësuesit të Qendrës për manaxhim me kriza në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues tjerë nga Republika e Maqedonisë së Veriut:-
Ministria e Mbrojtjes;
- Armata; dhe
- Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Nga rajoni kishte përfaqësues nga vendet e mëposhtme:
- Bosnja dhe Hercegovina;
- Kosova;
- Kroacia; dhe
- Mali i Zi.