Për shkak të temperaturave të larta që priten këto ditë, rritet rreziku i shpërthimit të zjarreve në vende të hapura.
Qendra për menaxhim me kriza i apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur vizitojnë vende të hapura apo gjatë aktiviteteve të punës në pyje dhe vende të tjera dhe mos të përdorin materie zjarrvënese, të cilat mund të shkaktojnë zjarre të përmasave të mëdha.
Në të njëjtën kohë, i përkujtojmë qytetarët nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta ku është prezent zjarri ose tymi, menjëherë të informojnë shërbimet kompetente në institucionet më të afërta ose të paraqiten në numrin e telefononit 195 si numër për thirje emergjente të Qendrës për menaxhim me kriza
Apelojmë popullatën ky numër të mos keqpërdoret për thirrje mashtruese që do të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme për paqen, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.
- Детали
- Посети: 1333
Sot në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takimi i parë i trupit koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në periudhën e ardhshme, sipas konkluzionit të takimit të 2-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në Sistemin për menaxhim të krizave, që u mbajt më 19.07.2017, në hapsirta e Qendrës për menaxhim me kriza.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP Pyjet e Maqedonisë, Policia pyjore, NP për ekonomizimin me kullotat dhe BNJVL.
Përfaqësuesi i QMK për koordinimin e këtij trupi operativ, e udhëhoqi mbledhjen, në të cilën u operacionalizuan pikat e konkluzioneve të Komitetit Drejtues, që kanë të bëjnë me dukurinë eventuale të zjarreve në të hapur, për koordinim në kohë të aktiviteteve që synojnë marrjen e masave të aktiviteteve të përshtatshme për të parandaluar dukurinë e zjarreve në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhje u sollën konkluzionet për masat dhe aktivitetet e mëtejshme për ballafaqim me zjarret në periudhën e ardhshme.
- Детали
- Посети: 1503
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza mr. Agron Buxhaku sot ishte për vizitë pune në QRMK Dibër. Në takimin që u mbajt me të punësuarit u shqyrtuan masat e ndërmara dhe aktivitetet brenda SMK, veçanërisht të rëndësishme për këtë periudhë kohore, ishin pasojat nga moti i ngrohtë, siç janë zjarret. Gjithashtu, duke pasur parasysh se kjo është vizita e parë e një drejtori të QMK në QRMK Dibër janë shqyrtuar dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në QRMK Dibër.
- Детали
- Посети: 1760
Më 11 dhe 12.07. 2017 përfaqësues nga QRMK Strumicë realizuan takime pune me të punësuarit e QRMK-Gjevgjeli dhe QRMK Vallandovë. Këto takime dhe mbledhje janë mbajtur me qëllim të përmirësimit të komunikimit dhe koordinimit tashmë të krijuar siç janë: puna operative, shkëmbim të përvojave dhe tejkalimin e problemeve me të cilën ballafaqohemi në punën e përditshme, puna në sistemin për publikimin e ngjarjeve të krizës - FINKI, azhurimi i ngjarjeve të përditshme në MKFFIS, azhurimi i E vlerësimit dhe duke vizituar QPT Vinojug dhe Gjevgjeli.
- Детали
- Посети: 1571