Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike të Maqedonisë prej sot deri të mërkurën do të përfshihet nga temperaturat e larta. Temperatura në disa vende pritet të tejkalojë 40 gradë celsius.
Qytetarëve i rekomandohet që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit, evitimi i qëndrimit në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11 deri në ora 17 , mbajtja e rrobave me ngjyra të qelura dhe të lehta, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë për pacientët me sëmundje kronike.