Komiteti menaxhues

Komiteti menaxhues është trup i Qeverisë për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza.Komitetin menaxhues e përbëjnë ministrat: e Punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe udhëheqësi i Grupit për vlerësim. Në qoftë se përbërja e Komitetit menaxhues nuk e shpreh përfaqësimin përkatës dhe të drejtë të bashkësive, përbërja e Komitetit menaxhues plotësohet edhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë.
Varësisht nga gjendja e krizës, sipas nevojës, në punën e Komitetit menaxhues mund të inkuadrohen edhe funksionarë të tjerë, të cilët udhëheqin me organet e administratës shtetërore.
Në punën e Komitetit menaxhues merr pjesë edhe një përfaqësues nga Komisioni i mbrojtjes dhe i sigurisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi) përcaktimi i anëtarëve të Komisionit nga partia më e madhe opozitare dhe një përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Kryetari).
Varësisht nga situata e krizës, kryetari i Qeverisë përcakton person nga përbërja e Komitetit menaxhues, i cili do të udhëheqë me punën e Komitetit menaxhues.
Varësisht nga situata e krizës, në punën e Komitetit menaxhues sipas nevojës dhe si mbështetje mund të thirren edhe ekspertë.
Vendim për pjesëmarrjen e ekspertëve merr personi përgjegjës nga paragrafi 1 i këtij neni.
Propozim për konstatimin e situatës së krizës, Komitetit menaxhues mund t.i paraqesë çdo funksionar, i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore, anëtar i Komitetit menaxhues, udhëheqësi i Grupit për vlerësim dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza.
Komiteti menaxhues e shqyrton propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni dhe i propozon Qeverisë konstatimin e ekzistimit të situatës së krizës dhe rajonin i cili është përfshirë me situatën e krizës dhe në mënyrë përkatëse me këtë, jep propozim për aktivizimin e mekanizmave për zgjidhjen e saj në pajtim me këtë ligj.
Organet e administratës shtetërore, komunave dhe të qytetit të Shkupit dhe pjesëmarrësit e tjerë në sistemin e menaxhimit të krizave, në suazat e kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, janë të obliguar t.i zbatojnë rekomandimet dhe masat dhe aktivitetet e tjera të Komitetit menaxhues, të miratuara në pajtim me këtë ligj.

 

Grupi për vlerësim

Grupi për vlerësim është trup i Qeverisë i cili bën vlerësim të përhershëm të rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë e Republikës dhe propozon masa dhe aktivitete për preventivën e tyre, paralajmërimin e hershëm dhe ballafaqimin me situatat e krizës.
Grupin për vlerësim e përbëjnë drejtorët e Byrosë për sigurim publik, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, Agjencia për zbulim; drejtorët dhe zëvendësit e drejtorëve të Qendrës për menaxhim të krizave dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim; zëvendëskryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës si edhe udhëheqësi i Shërbimit për siguri dhe zbulim në Ministrinë e Mbrojtjes.
Përbërja e Grupit për vlerësim e shpreh përfaqësimin përkatës dhe të drejtë të bashkësive.
Me Grupin për vlerësim udhëheq personi nga përbërja e Grupit për vlerësim, të cilin e cakton kryetari i Qeverisë.
Sipas nevojës, në punën e Grupit për vlerësim thirren edhe përfaqësuesit e tjerë të organeve të administratës shtetërore, komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe ekspertë për lëmin e caktuar, për çka vendos personi përgjegjës nga paragrafi 3 i këtij neni.
Analizat, rekomandimet dhe konkluzionet, Grupi për vlerësim ia dërgon Komitetit menaxhues, kryetarit të Qeverisë, kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të Kuvendit.
Svetlana Ilievska Kryetari i Qeverisë, analizat, rekomandimet dhe konkluzionet nga paragrafi 1 të këtij neni, sipas nevojës, iu dërgon edhe funksionarëve të tjerë, të cilët udhëheqin me organet e administratës shtetërore.