Kur për shkak shkallës së seriozitetit të rrezikut nuk ëksistojnë kushte për shpallje të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria sjell vendim për shpallje të gjendjes krizë, me një afat prej 30 ditësh. Parlamenti dhe Presidenti janë mekanizmat që filtrojnë vendimin në pajtim me ligjin për menaxhimin e krizave. Përdorimi i resurseve është proporcionale sipas intensitetit dhe natyrës të gjendjes krizë, e arsyeshme sipas karakterit dhe serioze sipas fuqisë dhe madhësisë së gjendjes së krizës.
Në gjendje të krizës mund të përdoren edhe resurset e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe agjencive, shoqatatave tregtare me rëndësi të veçantë për ballafaqim me gjendjen e krizës, si dhe qytetarë dhe subjektet tjera ligjore, në pajtim me ligjin.
Vendimi për përdorimin e resurseve të njësive teritoriale të zjarrfikëse të Republikës së Maqedonisë dhe forcave kombëtare për mbrojte dhe shpëtim sjell Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Propozim deri në Qeveri për nevojë për pjesëmarrje të ushtrisë, në pajtim me Analizën Strategjike të Mbrojtjes së Republikës jep Komitetin Drejtues. Me propozimin e Qeverisë për pjesëmarje të Ushtrisë në trajtimin me gjendjen e krizës, vendos Presidenti.