Në Qendrën për menaxhim me kriza, QMK, u mbajt një përgaditje në kuadër të trajnimit për anëtarët e ''Task forcës mjekësore të ballkanit '' për menaxhimin e krizave në pajtim me modernizimin përmes platformës së web-bazuar për komunikim të NATO-s për menaxhimin e krizës "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente – NICS", që është pjesë e projektit "Koordinimi i avancuar rajonal në emergjenca civile" në Ballkanin Perëndimor (ARCECP). Kjo është në kontekst që të mundësohet përmirësimi dhe trajnimi i kapaciteteve mjekësore ushtarake kombëtare, forcimi i kapaciteteve mjekësore ushtarake rajonale për të mbështetur komunitetin civil dhe mundësim e shërbimeve mjekësore ushtarake kombëtare për të ndërtuar pajisje të standardizuara me një nivel të lartë të ndërveprimit në Rajon. . Trajnimi u drejtua nga Dr. Urim Vejseli nga QMK.
Ndryshe iniciativa "Task forca mjekësore e ballkanit"(Balkan Medical Task Force - BMTF) është një projekt në fushën moderne "mbrojtjes së zgjuar" ("Smart Defence" - një projekt i prezantuar në Samitin e NATO-s në Çikago 2012) dhe buron nga ideja e Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u iniciua së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Anëtarët e Rajonit, përveç vendit tonë, janë: Shqipëria, BiH, Sllovenia, Sërbia dhe Mali i Zi. Përndryshe, me ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare nga të gjitha vendet anëtare, BMTF u krijua zyrtarisht në 5 Mars 2018. Qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë pajisje mjekësore rajonale të afta për reagim të shpejt në një gamë të gjerë situatash (katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe operacione ndërkombëtare) dhe të trajnojë vendet për të siguruar lehtësira jetësore për nevojat e operacioneve ndërkombëtare, të cilat mund të përdoret si pjesë e shërbimit mjekësor kombëtar.
- Детали
- Посети: 217
Qendra për menaxhim me kriza, QMK, si koordinator i aktiviteteve të projekteve në vend të një pjesë të projekteve të NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave, ka një bashkëpunim të suksesshëm me institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza, SMK, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore.
Më 22 Dhjetor 2020 (e martë), QMK së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, me promovimin e NICS Laboratorit për menaxhimin e krizave në hapsirat e Universitetit, realizuan edhe një fazë tjetër të suksesshme të finalizuar të platformës të web-bazuar të komunikimit për menaxhim me kriza "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente - NICS". Është pjesë e projektit "Koordinimi i avancuar rajonal në emergjenca civile" në Ballkanin Perëndimor (ARCECP), i cili është zbatuar në vend dhe në Rajon që nga 1 Dhjetori 2016 nën Programin NATO - Shkenca për Paqen dhe Sigurinë (SPS). Konkretisht, në hapsirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u mbajt një ngjarje e veçantë promovuese, në përputhje me protokollin shëndetësor, me rastin e hapjes dhe lëshimit të laboratorit NICS për menaxhimin e krizave. Përveç kësaj, përfaqësues i nikoqirit - rektori, akademiku prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov, duke u drejtuar personalisht, ndër të tjera, bashkë-drejtori i projektit, Dr. Urim Vejseli nga QMK morën pjesë dhe përmes një video konference dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës së SH.B.A.-së në R.Maqedonisë së Veriut dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet rreth botës dhe vendet që janë të lidhur me projekte për menaxhim me kriza.
Në fjalimin e tij, u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, dhe më pas në konferencën e vogël për shtyp për mediat e pranishme, së bashku me Zëvendës Drejtorin e QMK , Ekrem Zendeli, vunë në dukje se "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente - NICS") është një nga arritjet më moderne teknologjike në fushën e menaxhimit të krizave, dhe R. e Maqedonisë së Veriut ka mundësinë dhe privilegjin si një anëtare e re e NATO-s të implementojë këtë sistem deri në fund të vitit 2021, me të cilën gjithashtu do të mundësohet dixhitalizimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Krizave në vend.
Si mjet për shfaqjen hapësinore të të dhënave në mënyrë që të merren me ngjarjet dhe fenomenet në kohë reale, NICS siguron komunikim dhe koordinim të shpejtë dhe efikas midis subjekteve të Sistemit për menaxhim me kriza, si dhe vendimmarrje më të shpejtë për menaxhim efikas. Mjeti në të njëjtën kohë siguron informacion të plotë dhe të vërtetë për mediat dhe qytetarët në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi dhe kuptimi i rreziqeve.
Ky laborator NICS Universiteti i Evropës Juglindore, si një mjet modern mësimor, do të kontribuojë në arsimimin më të mirë të studentëve dhe do t'u shërbejë shumë profesorëve. Laboratori ka mundësinë të kontribuojë në trajtimin e pandemisë aktuale globale që ka prekur vendin tonë.
Realizimi i laboratorit është pjesë e bashkëpunimit të frytshëm të Qendrës për menaxhim me kriza dhe institucioneve të tjera që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza, SMK. Praktikisht, QMK, si koordinator i aktiviteteve të projekteve në vend në pjesë të projekteve të NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave, ka një bashkëpunim të suksesshëm me institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza, si dhe me institucionet e arsimit të lartë në vend, në këtë rast duke përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore
- Детали
- Посети: 166
Sot (e martë, 22 dhjetor 2020) në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takim pune ndërmjet drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov dhe Prorektorit të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" Marjan Gjurovski nga Fakulteti i Sigurisë - Shkup.
Në takim u bisedua për gjetjen e mënyrave dhe formave për të intensifikuar bashkëpunimin e Qendrës për menaxhim me kriza dhe komunitetit akademik në vend përmes përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në procesin e reformës dhe transformimit, duke pasur parasysh nevojën për të krijuar një sistem të integruar të menaxhimit të krizave.
Në takim u rishikuan informacioni mbi rrjedhën dhe strukturën e programit të studimit të ciklit të parë të studimeve në fushën e Sigurisë dhe menaxhimit të krizave dhe programin e studimit të ciklit të dytë të studimeve të menaxhimit të krizës në Fakultetin e Sigurisë, si dhe mundësinë e sistematizimit të vendeve ekzistuese të punës në QMK për të përfshirë dhe marrë parasysh titujt që studentët marrin pas diplomimit në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të krizave.
Nga Fakulteti i sigurisë - Shkup informojnë se ka filluar projekti kërkimor shkencor "Funksionimi i sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjendje krizë dhe të komplikuar - menaxhimi dhe ballafaqim me krizën ", pas së cilës do të dilet me propozime dhe rekomandime konkrete. Qëllimi i projektit është të vërtetojë fushat e mundshme kritike në sistemin e sigurisë së vendit që janë të nevojshme elemente për ndryshime pozitive, mes tjerash edhe në fushën e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit. Në të njëjtën kohë, të dalim me propozime dhe zgjidhje të mundshme për ndërtimin e një sistemi efikas sigurie ku pjesa integrale është menaxhimi i krizave dhe mbrojtja dhe shpëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe krijim të një politike të përshtatshme të sigurisë. Projekti duhet t'i përgjigjet pyetjeve për të cilat ka interes në publikun shkencor dhe shoqëror nga shkaktimi dhe mënyrës së ballafaqimit me pandeminë, katastrofat dhe rreziqet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të gjendjes krizë në të gjithë teritorin e vendit.
Gjithashtu, Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" dhe njësitë e tij do të përfshihen në veprimtarinë botuese të QMK në mënyrë që të rritet fondi i botimeve shkencore dhe profesionale dhe literaturës për nevojat e të punësuarve në QMK, profesorëve, studentëve, profesionistëve dhe publikut të gjerë në vend. . Në takim u ra dakord që drejtori i QMK Angellov të mbajë një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Sigurisë - Shkup.
- Детали
- Посети: 664
Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e hënë, 21.12.2020), u mbajt seanca e tetë e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza (që nga shpallja e gjendjes krizë) përmes videokonferencës. Me Shtabin, që është organ operativ ekspert, që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës, u udhëhoq nga u.d. Drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov.
Në seancë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, SMK, të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza dhe disa prej ekspertëve nga QMK. U rishikuan masat e ndërmarra të azhuruara dhe aktivitetet e caktuara të institucioneve, në pajtm me Plan veprimin, i cili synon veprim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës drejt parandalimit dhe ballafaqimit me përhapjen e sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2 ", mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës. Kjo bëhet përmes masave dhe aktiviteteve të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimit racional dhe efikas të burimeve të disponueshme kombëtare, aktualisht si dhe për periudhën tjetër të mundshme.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe në punën e saj, përveç punës dhe koordinimit të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kyqur edhe përfaqësues të tjerë të organizatave të shoqërisë civile si bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar. Ata u mobilizuan në mënyrë të pavarur për të ndihmuar brenda mundësive në luftimin e pandemisë në vendin tonë. Duhet të theksohet se sektori joqeveritar ka treguar strategjikisht një vetëdije të madhe shoqërore dhe po koordinon me Qendrën për menaxhim me kriza. Kohët e fundit, mu për drejtimin progresiv të përbashkët Angelov informoi për përcaktimet për forcimin e kapaciteteve të Shtabit kryesorë për Menaxhim me Kriza me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga sektori joqeveritar, i cili zgjeron frontin për të luftuar pandeminë në linjë e organizuar në mënyrë optimale dhe me Organizatat joveveritare që janë një resurs i rëndësishëm i shoqërisë.
- Детали
- Посети: 616