Sot (e martë, 22 dhjetor 2020) në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takim pune ndërmjet drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov dhe Prorektorit të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" Marjan Gjurovski nga Fakulteti i Sigurisë - Shkup.
Në takim u bisedua për gjetjen e mënyrave dhe formave për të intensifikuar bashkëpunimin e Qendrës për menaxhim me kriza dhe komunitetit akademik në vend përmes përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në procesin e reformës dhe transformimit, duke pasur parasysh nevojën për të krijuar një sistem të integruar të menaxhimit të krizave.

Në takim u rishikuan informacioni mbi rrjedhën dhe strukturën e programit të studimit të ciklit të parë të studimeve në fushën e Sigurisë dhe menaxhimit të krizave dhe programin e studimit të ciklit të dytë të studimeve të menaxhimit të krizës në Fakultetin e Sigurisë, si dhe mundësinë e sistematizimit të vendeve ekzistuese të punës në QMK për të përfshirë dhe marrë parasysh titujt që studentët marrin pas diplomimit në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të krizave.

Nga Fakulteti i sigurisë - Shkup informojnë se ka filluar projekti kërkimor shkencor "Funksionimi i sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjendje krizë dhe të komplikuar - menaxhimi dhe ballafaqim me krizën ", pas së cilës do të dilet me propozime dhe rekomandime konkrete. Qëllimi i projektit është të vërtetojë fushat e mundshme kritike në sistemin e sigurisë së vendit që janë të nevojshme elemente për ndryshime pozitive, mes tjerash edhe në fushën e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit. Në të njëjtën kohë, të dalim me propozime dhe zgjidhje të mundshme për ndërtimin e një sistemi efikas sigurie ku pjesa integrale është menaxhimi i krizave dhe mbrojtja dhe shpëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe krijim të një politike të përshtatshme të sigurisë. Projekti duhet t'i përgjigjet pyetjeve për të cilat ka interes në publikun shkencor dhe shoqëror nga shkaktimi dhe mënyrës së ballafaqimit me pandeminë, katastrofat dhe rreziqet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të gjendjes krizë në të gjithë teritorin e vendit.

Gjithashtu, Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" dhe njësitë e tij do të përfshihen në veprimtarinë botuese të QMK në mënyrë që të rritet fondi i botimeve shkencore dhe profesionale dhe literaturës për nevojat e të punësuarve në QMK, profesorëve, studentëve, profesionistëve dhe publikut të gjerë në vend. . Në takim u ra dakord që drejtori i QMK Angellov të mbajë një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Sigurisë - Shkup.