Më 28.1.2019, në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) është mbajtur takim pune me anëtarët e Bordit mbikëqyrës për mbikëqyrje dhe monitorim të progresit në zbatimin e E-112 në Republikën e Maqedonisë dhe grupit punues ndërresorik të formuar (ekipin operativ) për ndërmarrjen e aktiviteteve për realizimin dhe zbatimin e sistemit për emergjencë E-112 në Republikën e Maqedonisë
Në axhendën e takimit ishin dy pika:
1.Përvetësimi i propozim rregullores së Punës të dorzuar në Bordin mbikëqyrës për të mbikëqyrur dhe monitoruar progresin në zbatimin e numrit të telefonit për thirrje emergjente, E-112, në Republikën e Maqedonisë
2.Debat dhe njohje për anëtarët e pranishëm me raportin e parë të përgatitur dhe të dorëzuar - (Raporti fillestar), një material që është bërë nga ekipi i ekspertëve e zgjedhur në thirje ndërkombëtare e publikuar nga Zyra e BE-së në Shkup për realizimin e projektit - Implementimi i sistemit për thirrje emergjente E-112 në Republikën e Maqedonisë.
Në takim të pranishëm ishin anëtarët e nominuar të propozuar nga të dy ekipet që përfaqësojnë kandidatë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sekretariatit për çështje evropiane, Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim, një përfaqësues nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Agjencisë për komunikime elektronike dhe përfaqësuesi i Brigadave territoriale për mbrojtje nga zjarri në Republikën e Maqedonisë.
Në takim prezent ishte edhe Drejtori i QMK, mr. Agron Buxhaku dhe dy anëtarë nga firma e zgjedhur konsulltuese - ekspertë për realizimin dhe implementimin e E-112 në Republikën e Maqedonisë.
Takimi e hapi dhe e udhëheqi Dushko Petrovski, udhëheqësi i sektorit për operacione dhe koordinim në QMK dhe anëtari nga QMK.
Përveç pyetjeve të rendit të ditës nga Drejtori, përfaqësuesve të QMK si dhe pjesëmarësve ekspertët ndërkombëtarë të projektit është diskutuar rreth projektit të nisur, detyrat e ardhshme, kohëzgjatja e projektit dhe faza përfundimtare në realizimin dhe zbatimin e numrit evropian për emergjencë E-112 në Republikën e Maqedonisë, e cila planifikohet të jetë në fund të vitit 2020. Në takim morën fjalën edhe përfaqësuesit e të dy ekipeve - grupe me mendimet e tyre, sugjerime dhe propozimet gjatë punës dhe zbatimin e detyrave të ardhshme të mëtejshme.
- Детали
- Посети: 319
Në organizim të Qendrës për menaxhim me kriza, Shkup, në datën 11.01.2019 në Hotel "Sirius" Strumicë nga Grupi për implementimin e projektit të punonjësve nga QRMK Strumicë, Departamenti i punëve të brendshme Strumicë dhe Policia kufitare Strumicë -Novo Sellë , I'ju prezantuan edhe trajnime praktike për përdorimin e platformës së veb-bazuar "Gjenerata e ardhshme e sistemit për menaxhim me incidentet" (Next Generation Incident Command Sistem-NICS), si pjesë e projektit "Koordinim i avancuar rajonal gjatë emergjencave civile në Ballkanin perëndimorë ".
- Детали
- Посети: 384
Qendra për menaxhim me kriza dhe Universiteti "Nëna Terezë" në Shkup sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Drejtori i QMK-së, Mr. Agron Buxhaku dhe rektori i UNT, Prof. Dr. Azis Pollozhani, pas nënshkrimit, deklaruan se me memorandum krijohen kushte për bashkëpunim që është në interes të të dy institucioneve në sferën e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të kompetencave të QMK me studimet programore të UNT nga Shkupi.
- Детали
- Посети: 729
Drejtor i Qendrës për Menaxhim me kriza Z. Agron Buxhaku, u takua me përfaqësuesit e organizatës humanitare ADRA - Maqedoni, përfaqësuar nga Drejtori Z. Vanço Trajkovski dhe Z. Zoran Vellkovski, në mënyrë për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në mes Qendrës për menaxhim me kriza dhe organizatës humanitare ADRA - Maqedoni.
Në takimin e përbashkët u shqyrtua situata aktuale dhe gatishmëria e organizatës humanitare ADRA - Maqedoni për të ndihmuar me pajisje dhe me pajisje materiale dhe jomateriale për ballafaqim me gjendjen e mundshme të krizës.
- Детали
- Посети: 1044