Më 28.1.2019, në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) është mbajtur takim pune me anëtarët e Bordit mbikëqyrës për mbikëqyrje dhe monitorim të progresit në zbatimin e E-112 në Republikën e Maqedonisë dhe grupit punues ndërresorik të formuar (ekipin operativ) për ndërmarrjen e aktiviteteve për realizimin dhe zbatimin e sistemit për emergjencë E-112 në Republikën e Maqedonisë

Në axhendën e takimit ishin dy pika:

1.Përvetësimi i propozim rregullores së Punës të dorzuar në Bordin mbikëqyrës për të mbikëqyrur dhe monitoruar progresin në zbatimin e numrit të telefonit për thirrje emergjente, E-112, në Republikën e Maqedonisë

2.Debat dhe njohje për anëtarët e pranishëm me raportin e parë të përgatitur dhe të dorëzuar - (Raporti fillestar), një material që është bërë nga ekipi i ekspertëve e zgjedhur në thirje ndërkombëtare e publikuar nga Zyra e BE-së në Shkup për realizimin e projektit - Implementimi i sistemit për thirrje emergjente E-112 në Republikën e Maqedonisë.

Në takim të pranishëm ishin anëtarët e nominuar të propozuar nga të dy ekipet që përfaqësojnë kandidatë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sekretariatit për çështje evropiane, Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim, një përfaqësues nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Agjencisë për komunikime elektronike dhe përfaqësuesi i Brigadave territoriale për mbrojtje nga zjarri në Republikën e Maqedonisë.

Në takim prezent ishte edhe Drejtori i QMK, mr. Agron Buxhaku dhe dy anëtarë nga firma e zgjedhur konsulltuese - ekspertë për realizimin dhe implementimin e E-112 në Republikën e Maqedonisë.
Takimi e hapi dhe e udhëheqi Dushko Petrovski, udhëheqësi i sektorit për operacione dhe koordinim në QMK dhe anëtari nga QMK.

Përveç pyetjeve të rendit të ditës nga Drejtori, përfaqësuesve të QMK si dhe pjesëmarësve ekspertët ndërkombëtarë të projektit është diskutuar rreth projektit të nisur, detyrat e ardhshme, kohëzgjatja e projektit dhe faza përfundimtare në realizimin dhe zbatimin e numrit evropian për emergjencë E-112 në Republikën e Maqedonisë, e cila planifikohet të jetë në fund të vitit 2020. Në takim morën fjalën edhe përfaqësuesit e të dy ekipeve - grupe me mendimet e tyre, sugjerime dhe propozimet gjatë punës dhe zbatimin e detyrave të ardhshme të mëtejshme.