Në datën 02.13.2019 pas orës 16.30 në autostradën Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku që sipas informacioneve të fundit 14 udhëtarë kanë humbur jetën dhe 5 janë të plagosur rëndë dhe një numër i madh i udhëtarëve janë të shtruar për trajtim në spitalet klinike në Shkup dhe Tetovë. Aksidenti ka ndodhur kur autobusi i 'Durmo-Tours "nga Gostivari, që udhëtonte prej Shkupit për Gostivar, për arsye të panjohura doli nga rruga dhe ka kaluar korsinë e kundërt, i ka rrëzuar bankinat mbrojtëse dhe është rokullisur nën rrugën e vjetër Shkup - Tetovë pranë fshatit Laskarcë.

Për kohë të shkurtër është organizuar sigurimi i vendndodhjes, duke tërhequr të plagosurit dhe nga Prokurori i Përgjithshëm është bërë inspektimi i ngjarjes në vendndodhje.

Për shkak të ashpërsisë së ngjarjes gjatë orëve të vonshme, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë, në të cilën u soll vendim se me 14 dhe 15 shkurt të shpallet ditë zie në vend.

 Sot, më 7.2.2019, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku, realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të LAMM, Dimitar Minovski dhe menaxherin, mr. Aleksandar Boshnakovski.

Në takim u bisedua për aktivitetet e përbashkëta të ardhshme që rrjedhin nga Memorandumi i Bashkëpunimit të nënshkruar më parë midis dy institucioneve. Në fokusin e bisedimeve ishte aktivitetet lidhur me numrit e vetëm për thirje urgjente 112 dhe përfshirjen e LAMM në këtë proces.

 

Sipas konkluzioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me të cilën obligohen të gjitha ministritë dhe organet e administratratës shtetërore, në dhjetor të vitit 2018 dhe janar dhe shkurt të vitit 2019 të zbatojnë nga një akcion në çdo muaj për të luftuar ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit, përfaqësues nga QRMK Kërçovë. Në bashkëpunim me komunën e Kërçovës, Kryqi i Kuq dhe Qendra shëndetësore - Kërçovë vizituan Shtëpinë e pensionistëve - Kërçovë, ku nga ekspertët shëndetësorë u mbajt ligjëratë me temë "Masa për mbrojtje për personat e moshuar gjatë shfaqjës së ajrit të ndotur ".

Gjithashtu u kryen edhe ekzaminime mjekësore për banuesit e shtëpisë së pensionistëve. Drejtuesit e Shoqatës së pensionistëve të moshuar dhe familjar nga Kërçova falënderuan për rekomandimet dhe këshillat për dërgimin e personave të moshuar si grupe me nevojë, në këtë periudhë, kur niveli i ndotjes së ajrit është mbi kufirin e lejuar dhe për ndihmën e ofruar nga Qendra rajonale për Menaxhim me krizat - Kërçovë.

Në takim u ra dakord që aktivitetet e tilla të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

        

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku dhe Drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

            Me këtë memorandum, në të ardhmen, do të realizohet bashkëpunim për punë me interes të përbashkët dhe në lidhje me situatat dhe proceset që mund të ndikojnë në rrezikimin e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë.