Sipas informacionit të marrë nga Qendrat Rajonale për menaxhim me kriza, deri më tani situata me rrjedhat ujore është stabile, ka rritje të nivelit të ujit, por nuk ka derdhje.
Rajoni i Shkupit
Lumi Vardar afër fshatrave Zelenikovë, Oreshan dhe Taor derdhet në fusha.
Rajoni i Manastirit
Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një ulje të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku është riparuar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir. Nga NPK Ujësjellësi ne jemi informuar se situata është në rregull për momentin, por stafi i shërbimit në stacionin e pompimit rregullisht kontrollon situatën.
Gjatë ditës së sotme, NP VOP Bitollsko Pole do të dërgojë një makinë ndërtimi (ekskavator) për të pastruar shtratin e lumit Velushka që ishte derdhur dhe kishte përmbytur fermën e pulave në fshatin Porodin. Puna nga sallat e fermës ka përfunduar dhe uji është shteruar plotësisht.
Rajoni i Strumicës
Në komunën e Radovishit kishte një rrjedhje të lumit Sirava në bashkimin e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës me fshatin Podaresh dhe fshatin Smilanci janë të kalueshme vetëm për automjetet pët teren . Në këtë drejtim rrugor janë të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës për shkak të lagështisë së lartë. Kalimi i drejtimit rrugor kundër f. Podaresh - f. Smilanci do të rregullohet posa të krijohen kushtet e punës, pra pas tërheqjes së ujit.
Rajoni i Ohrit
Nivelet e lumenjve dhe rrjedhave ujore edhe në këtë zonë janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Furnizimi me energji elektrike dhe ujësjellësi zhvillohet rregullisht dhe pa ndonjë problem përveç në komunën e Dibrës dhe në një pjesë të Qendër Zhupës ku uji i pijshëm është akoma i turbulluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.
Rajoni i Tetovës
Situata në rajonin e Tetovës po normalizohet. Niveli i ujit të lumenjve është në rënie dhe tani për tani nuk ka rrezik nga derdhje të reja nëse nuk ka reshje të reja të shiut. Që nga vërshimi i Vardarit, tre shtëpi në fshatin Raotince në komunën e Jegunovcës dhe një zonë më e madhe bujqësore u përmbytën, përveç trazimit të ujit në fusha.
Nga përmbytja janë përfshirë zonat bujqësore në fshatrat Raotince, Kopance, Siriqino dhe Tudence, dhe rruga nga fshati Siriqino në fshatin Tudence gjithashtu është përmbytur.
Nga NJVL Jegunovce janë marë masat për pastrimin e shtratit të lumit Bistrica,
Nga NJVL Bugovinë është bërë pastrimi i rrugëve lokale të vendosura përgjatë lumenjve në fshatrat Kamenan dhe Bugovinë. Pastrimi do të vazhdojë në pjesë të tjera të rrugëve ose fshatrave ku është e nevojshme në periudhën e ardhshme.
Nga NJVL Tetovë është bërë ndërhyrje për fshatrat Poroj, Falishe dhe Reçicë, ku përmbytjet ndodhën nga lumi Porojska, lumi Pena dhe kanali në Reçicë. Për këtë qëllim, NJVL e Tetovës ka krijuar shtabin për kriza që do të koordinojë situatën deri në normalizimin e plotë, dhe gjithashtu si problem është paraqitur edhe erozioni i tokës në kodrën Balltepe në pjesën e sipërme të qytetit ku ekziston rreziku për shtëpitë, dhe gjithashtu rreshqitje më të vogla të dheut ka në rrugën për në lokalitetin Banjicë. Është bërë ndërhyrje me mekanizëm në rrugën midis fshatrave të Sharit në Brodec dhe Veshalë.
Nga QSHP Tetovë raportojnë se uji i pijshëm po pastrohet dhe është në rregull për t’u përdorur. Nga NPL Vodovod Gostivar raportojnë se përdorimi i ujit nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit dhe fshatrat përreth është i ndaluar.
Rajoni i Velesit
Gjatë ditës së djeshme, u mor informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturuna të degëve të drunjëve. Për këtë situatë është njoftuar Ekonomia e Ujit Tikvesh dhe komunat e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar gjendjen.
Rajoni i Shtipit
Rruga Vinicë, Kamenicë-Dellçevë është akoma plotësisht e ndërprerë dhe automjetet e udhëtarëve ridrejtohen përmes rrugës Vinicë Bigla-Dellçevë, ndërsa automjetet transportuese të mallrave përmes Vinicës-Berovës-Dellçevës.
Rajoni i Kumanovës
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, nivelet e ujit të lumenjve që derdhen në lumin Pçinja (Topollnicë, Bistricë dhe Algushnicë) janë rritur. Niveli i lumit Zhivusha është akoma i lartë dhe e njëjta po derdhet në Kriva Rekë në fshatrat Jaçincë dhe Dovezencë.
Nivelet e ujit të lumenjve dhe përroskave që derdhen në lumin Petroshnica në shtrirjen midis fshatrave Makresh, Vojnik dhe Strezovce (Gradshnicë dhe Petroshnicë) janë rritur, duke rritur kështu rrjedhën e prurjes në lumin Pçinja, i cili ka një rritje të nivelit të ujit në restorantin Vizijana.
U dëmtua gjithashtu ura ekzistuese me tuba F - 1000, e cila në lumin Pçinja nga Shupli Kamen në drejtim të fshatit Kleçovcë përgjatë rrjedhës pranë v.q. Vizijana.
Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, ngadalë zvogëlohet dhe kthehet në gjendjen e mëparshme normale.
Në komunën e Rankovcës afër fshatit Vetunica ka 2 ujëvara dhe në lumin Vetuniçka është prishur ura në një rrugë rajonale në fshatin Vetunica afër lokalitetit Markova Kuqa Përfaqësuesit e komunës do të inspektojnë gjatë ditës. Në fshatin Ginovce, ka rrjedhë uji nga një luginë e thatë që është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha afër. Autoritetet nga komuna e Rankovcës do të marrin masa për të rregulluar situatën. Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara uji nga Kriva Reka ka mbushur urën (e ndërtuar me shasi) do të merren masa, pas uljes së nivelit të ujit.
Në komunën e Kratovës, afër fshatit Tërnovac, ku lumi Kratovska derdhet në Kriva Reka, është marrë një argjinaturë dhe rruga është groposur.
Është derdhur Kriva Reka afër fshatit Kuklica dhe një pjesë e rrugës është përmbytur.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuan turbullira të ujit në sistemin e furnizimit me ujë të qytetit, gjatë së cilës Ndërmarja e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit bën klorizimin.
- Детали
- Посети: 1805
Rajoni i Manastirit
Ka një rënie të lehtë të nivelit të lumit Dragor (rreth 20-30 cm) dhe për momentin nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku është riparuar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK "Ujësjellësi" Manastir. NPK "Ujësjellësi" Manastir raportjnë se për momentin situata është në rregull, por ekipet do të qëndrojnë në teren dhe do të monitorojnë situatën.
Gjatë ditës së sotme, NP VOP Bitollsko Pole do të dërgojë një makinë ndërtimi për të pastruar shtratin e lumit Velushka Reka e cila ishte derdhur dhe kishte prekur fermën e pulave në fshatin Porodin. Të tre pompat nga DMSH Manastir janë ende duke punuar në kullimin e ujit nga sallat e fermës dhe procedura është duke përfunduar.
Në komunën e Krushevës, për shkak të reshjeve të shiut ditët e kaluara, janë turbulluar burimet dhe rekomandohet që uji i pijshëm të zihet.
Rajoni i Strumicës
Në rajonin e komunës Radovish në rrugën rajonale Radovish - Oraovica - Podaresh mbeturinat janë hequr, me përjashtim të lumit Sirava në grykën e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës midis fshatrave Podaresh dhe Smilanci i cili do të rregullohet menjëherë pasi të krijohen kushtet për punë, gjegjësisht pas tërheqjes së ujit. Rruga është e kalueshme vetëm për automjetet për teren dhe në këtë rrugë janë të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës si rezultat i lagështisë së lartë të vendit.
Rajoni i Ohrit
Në komunën e Kërçovës, si pasojë e reshjeve të shiut, ka një derdhje të lumit Treska në fushat përgjatë lumit dhe liqenizimit.
Rajoni i Tetovës
Situata në rajonin Veriperëndimor ngadalë po stabilizohet. Nivelet e lumenjve dhe rrjedhave të ujit janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Rrugët ku ka pasur rrëshqitje të dherave po pastrohen.
Rajoni i Kumanovës
Në komunën e Rankovcës afër fshatit Vetunica ka 2 ujëmbledhës dhe në lumin Vetuniçka është prishur ura në rrugën rajonale në fshatin Vetunica afër v.q. Markova Kuka. Përfaqësuesit e komunës, NP Ekonomia e Ujit Kumanovë Lipkovsko Pole dhe NJR Kriva Pallanka do të ndërmarrin aktivitete për të riparuar dëmet pas uljes së nivelit të ujit.
Në fshatin Ginovce, ka rrjedha të ujit nga një luginë e thatë, e cila është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha aty pranë. Autoritetet nga LS Rankovce në ditët në vijim do të marrin masa për të riparuar dëmin.
Në fshatin Psaça, afër lokalitetit Stara brashnara, Kriva Reka, një urë është përmbytur. Ndërmarrja Publike Ekonomia e Ujërave informojnë se do të merren masa, pas uljes së nivelit të ujit.
Në komunën e Kratovës, për shkak të reshjeve të shiut, nga ujësjellësi i qytetit është i turbulluar, kështu që për shkak të klorimit, kishte ndërprerje në disa pjesë të qytetit.
Në fshatin Kuklica, për shkak të derdhjes së Kriva Rekës, është e vështirë të kalosh urën mbi lumë. Trafiku në drejtimi rrugor f.Krilatica - f. Rankovci nuk zhvillohet për shkak të dëmtimit të urës në Kriva Rekë.
- Детали
- Посети: 311
Qendra për menaxhim me kriza, QMK, organizoi dhe mbajti seancën e dhjetë të Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza (që nga shpallja e gjendjes së krizës) përmes lidhjes së video konferecës. Me Shtabin, si organ trup operativ profesional në QMK që udhëheq dhe koordinon me aktivitetet për parandalim dhe menaxhimin me situatat e krizës, u udhëhoq nga U.D. drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov.
Në seancë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, SMK, të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza dhe disa prej ekspertëve nga QMK. Përveç temës kryesore për masat e ndërmarra dhe aktivitetet për ballafaqim me gjendjen e krizës nga sëmundja infektive KOVID-19, e cila u shpall në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u rishikua situata aktuale me reshjet e mëdha të shiut në vend nga e cila për momentin nuk ka ndonjë rrezik nga përmbytjet më të mëdha në shtet.
Pastaj, u rishikuan dhe azhuruan masat e ndërmarra dhe aktivitetet e caktuara të institucioneve deri më tani, në pajtim me Plan -Veprimin, i cili synon veprim më të madh dhe më gjithëpërfshirës në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit nga përhapja e sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV -2 ”, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës. Ajo përpiqet të bëhet përmes masave dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse të koordinuara të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimit racional dhe efikas të resurseve kombëtare në dispozicion, aktualisht, si dhe për periudhën e ardhshme të mundshme, në drejtim të aktiviteteve të koordinuara për vaksinimin e ardhshëm. Gjithashtu, është theksuar apeli i tanishëm i Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut për ndjekje maksimale të mëtejshme të udhëzimeve dhe ndalesave për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe në punën e saj, përveç punës dhe koordinimit të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kyqur në mënyrë të përshtatshme edhe përfaqësues të tjerë të organizatave të shoqërisë civile si bashkëpunëtorë të jashtëm në sektorin joqeveritar, siç theksoi Angellov, është zgjerimi i frontit për të luftuar pandeminë në një linjë të organizuar në mënyrë optimale edhe me OJQ-të që janë një resurs i rëndësishëm i shoqërisë.
- Детали
- Посети: 1037
Rajoni i Shkupit
Sipas informacionit të marrë nga Qendrat рajonale, banorët e fshatrave Konjare e mesme dhe e sipërme raportuan se lumi Pçinja në afërsi të atyre fshatrave pranë urës është derdhur në fushat përreth. Lumi Vardar është derdhur pranë fshatrave Oreshani, Taor dhe Zelenikovë.
Rajoni i Manastirit
Gjatë ditës së sotme ka një rënie të lehtë të nivelit të lumit Dragor (rreth 20-30 cm) dhe për momentin nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku është riparuar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir. Nga NPK Ujësjellësi raportojnë se ekipet do të qëndrojnë në fushë dhe do të monitorojnë situatën.
Gjatë ditës së nesërme, NP VOP Bitollsko Pole do të dërgojë një makinë ndërtimi (ekskavator) për të pastruar shtratin e lumit Velushka e cila ishte derdhur dhe kishte prekur fermën e pulave në fshatin Porodin. Edhe më tej punohet me tre pompat nga DMSH Manastir duke punuar në kullimin e ujit nga sallat e fermës dhe procedura është duke përfunduar.
Niveli i lumit Cërna dhe rezervuarët artificialë janë rritur, por nuk ka derdhje dhe përmbytje. Furnizimi me energji elektrike është i pandërprerë, dhe gjithashtu furnizimi me ujë është normal, pa defekte dhe ndërprerje.
Rajoni i Strumicës
Në komunën e Bosilevës, ekipet nga JPKD Ograzhden Bosilovë në dalje nga Bosilova, ku uji kthehet në fshat, me 1 ekskavator dhe 5 persona punojnë në mbylljen e asaj daljeje. Është kritike midis fshatit Borievë dhe Bosilovë.
Në komunën e Vallandovës, për shkak të shiut, kishte ndërhyrje për të pastruar depozitat e rërës (të cilat nuk ishin pengesë për rrjedhën normale të trafikut) në rrugët Orangerija - f. Miravci dhe Valandovë- Udovë (lumi Kalkovska dhe rrugët në fshatin Pirava).
Në komunën e Radovishit të gjitha rrugët janë të kalueshme, me përjashtim të rrugës f. Podaresh - fshato Smilanci ku kalimi është dëmtuar (vendi lumi Sirava në grykëderdhjen e lumit Pllavaja). Rruga është e kalueshme vetëm për automjete për teren dhe janë të mundëshme rrëshqitjet dhe rrëshqitjet e tokës për shkak të lagështisë së vendit. Riparimi do të kryhet menjëherë pas kushteve të krijuara, gjegjësisht pas tërheqjes së ujit. Mbeturinat në rrugët në komunën e Radovishit dhe Konçes janë hequr.
Rajoni i Ohrit
Në komunën e Makedonski Brodit ka derdhje të vogla në lumin Treska përgjatë rrjedhës së ujit, janë të përmbytura zonat bujqësore dhe livadhet.
Në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupa, nga NPK Standard rekomandojnë që uji i pijshëm të zihet për shkak të turbullirës së burimit në fshatin Rosoki.
Rajoni i Tetovës
Në komunën e Jegunovcës, niveli i lumit Vardar është ulur me rreth 60 centimetra. Si pasojë e derdhjes së djeshme, toka bujqësore u përmbyt, si dhe dy ose tre shtëpi në hyrje të fshatit Raotince. Rrugët janë të kalueshme, por në hyrje të fshatit Raotince rruga është disa metra nën ujë dhe e vështirëson trafikun. Sipas informacioneve të fundit, uji ngadalë po tërhiqet nga zonat e përmbytura dhe situata po stabilizohet.
NPK Komunalec - Gostivar raportojnë se uji i pijshëm në komunën e Gostivarit dhe fshatrat përreth është i ndotur dhe pirja është e ndaluar.
Rajoni i Shtipit
Në komunën e Berovës, lumi Ratevska është derdhur gjatë lëvizjes nga fshati Rusinovo për në fshatin Vlladimirovo. Është përmbytur toka bujqësore e punueshme në të dy anët e lumit. Bregalnica është derdhur në zonën e fshatit Mallçevë dhe f. Budinarci, zonat bujqësore janë përmbytur. Ekipet e Ekonomisë së Ujit dhe Vetëqeverisjes Lokale të Berovës janë në terren për të përgatitur një vlerësim të zonave dhe dëmtimeve.
- Детали
- Посети: 1677