Sot Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, së bashku me kryetaren e QKM Tetovë, Arlinda Muharemi dhe kolegët e QKM-së, morën pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Elem Turs "Sharska Belina – Bukuritë e Sharrit'' Në qendrën e skijimit Kodra e Diellit.
Ngjarja shënoi fillimin e sezonit të skijimit, i cili do të hapet për herë të parë në Parkun e ri Kombëtar Mali Shar. Me këtë rast u promovua Plani për menaxhim të Parkut Kombëtar Mali Sharr, i cili është në fazën përfundimtare të zhvillimit dhe i cili do të pasohet me konsultime me publikun, si dhe të arriturat dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës në këtë qendër turistike.
Pastaj Drejtori i QMK-së Angellov u takua me promotorët e projektit, Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zëvendësministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit Trajan Dimovski, drejtorin e Elem Turs, Adem Avziu, drejtorin e PK Mali Sharr, Ibrahim Dehari dhe promotorin e Planit për menaxhim, Daniell Bogner.