Nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme ka vërshuar përrua në v.q. Kalina në fshatin Mokrino, ku janë përmbytur disa shtëpi. NJVL Novo Sellë ka ndërhyrë me ekskavator për të devijuar ujin në drejtim tjetër për të shmangur dëme më të mëdha materiale. Në vendngjarje ka qenë edhe Kryetari i komunës së Novosellës. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kontroll dhe do të konstatohet dëmi material.
Në autostradën A4 në afërsi të fshatit Samoillovë ka pasur mbeturina i cili është pastruar me skip nga NJVL Novo Sellë. Rruga rajonale v.q. Smollare - f. Mokrino eshte nderprerë për shkak të depozitimeve të mëdha në rruge. Është intervenuar me një skip nga NJVL Novosellë në pjesën afër fshatit Samoillovë. Gjatë ditës do të vendoset sinjalizues dhe nesër do të ndërhyhet për pastrimin e mbeturinave që janë sjellur nga shiu. Rrugët e tjera janë të kalueshme. Sot do të kontrollohen dëmet në fshatin Mokrino. Në komunën e Bosilovës lumi Strumicë ka dalë në 2-3 vende afër v.q. Poroj Azmak dhe ka vërshuar tokat bujqësore dhe oborret e mbi 30 shtëpive, por nuk ka dëme të shtëpive. Eskavatorë më të vegjël nga NJVL Bosilovë janë duke punuar në riparimin e dëmeve dhe gjatë ditës pritet intervenim nga ekskavatorë më të mëdhenj për pastrimin e plotë të mbeturinave.
Gjendja në vend pas reshjeve të fundit të shiut dhe borës 12.12.2021
- Детали
- Посети: 534