11.12.2021 – INFORMACION HIDROLOGJIK: Nën ndikimin e valës së lagësht, gjatë ditës së sotme i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje të cilat sipas parashikimeve më të dendura do të jenë pjesët ekstreme lindore dhe perëndimore, ndërsa në malet e larta do të jenë në formë bore. Pritet rritje e nivelit të ujit të të gjithë lumenjve në të gjithë vendin dhe veçanërisht të atyre në pjesët e skajshme perëndimore dhe lindore. Në viset lindore të vendit janë të mundshme derdhje lokale në pellgun ujëmbledhës të lumit Strumicë, lumenj më të vegjël dhe përrenj në luginën Gjevgjeli-Valandovë, si dhe në pjesën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të lumit Bregalnica. si në pellgun ujëmbledhës të lumit Kriva dhe lumit Pçinjë. Në pjesët perëndimore janë të mundshme derdhje lokale në pellgun ujëmbledhës të lumit Sateska, në lumin Koselska, në rajonin Ohër-Strugë, në pellgun ujëmbledhës të lumit Radika, në lumin Treska dhe në pjesën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të lumit Cërna. . Paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe përrenjve në të gjithë vendin gjatë ditës.