FTESË

për mjetet e informimit publik

Të nderuar,

Aktualisht vazhdon seanca e Shtabit kryesorë në Qendrën për menaxhim me kriza, ku debatohet për çështjet që lidhen me:


- Situatën me tërmetet e njëpasnjëshme në rajonin e Ohrit;

- Temperaturat e larta në RM - rreziku nga zjarri në hapsirë të hapur;

- Shqyrtimi i situatës në qendrat tranzite Tabanovcë dhe Gjevgjeli

 

Pas përfundimit të seancës, për këto tema për publikun do të drejtohen drejtori i Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë Seizmologjike (IITIS), Mihail Gareski, drejtor i QMK, Agron Buxhaku, udhëheqësi i QRMK Ohër, Mitko Temellkovski dhe Goran Stojkovski, udhëheqësi i sektorit për mbrojtjen e pyjeve dhe të kontrollit të brendshëm në NP Pyjet e Maqedonisë.

I ftojmë ekipet e juaja në konferencë për shtyp që do të mbahet në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza, sot 05.07.2017, në ora 13:00.

Me respekt,

Njësia për marrëdhënie me publikun dhe protokolin në QMK