Rrjeti telemetrik seizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, e kontrolluar nga opservatori seizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup sot 03.07.2017, është regjistruar termet i fuqishëm, epiqendra e të cilit ndodhet 10 km në lindje të Ohrit.
Tërmeti ndodhi në ora 13:18 minuta dhe ishte me magnitudë 5.0 sipas shkallës së Rihterit. Sipas të dhënave të deritanishme tërmeti është ndje në zonën epiqendrore me intensitet prej VII-VII shkallë sipas shkallës makroseizmike Evropiane. Me më pak intensitet, tërmeti u ndje në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në vendet përreth. Në QRMK – Ohër janë raportuar informacione nga qytetarët për dëme materiale, shembje të oxhaqeve, plasaritje të tavaneve dhe automjeteve të dëmtuara, kurse ka edhe rënie të terracave.